Foto ilustruese

Fier/ Arrestohet 18-vjeçari, s'pranon t'i japë dokumentet policisë, gjatë ikjes godet 2 makina

5 Shtator 2020, 11:33| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 14:41

  • Share

FIER- 2 persona janë arrestuar në flagrancë, ku njëri kundërshtoi policin pasi nuk kishte dokumentet e mjetit dhe tjetri për kultivim të kanabisit.

Personi me iniciale K. M., 18 vjeç, banues në Patos është arrestuar në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit", duke drejtuar mjetin tip "Lexus" dhe ka kundërshtuar policinë duke mos i dhënë dokumentacionin e mjetit të tij.

18-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe ka goditur 2 mjete tip "Benz" dhe "Ford" të parkuara në një lavazh.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Ndërsa i arrestuari tjetër është 40-vjeçari me iniciale A.K., i cili kultivonte kanabis në fshatin Lofkënd në tokën e tij dhe të vëllait me iniciale D. K., 29 vjeç,  që është shpallur në kërkim  për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?