Për shkak të kushteve jo të përshtatshme higjieno-sanitare në Maternitetin e Fierit, shumë nëna e shmangin lindjen e foshnjës aty, duke u drejtuar në Tiranë. Shefja e maternitetit të Fierit Kozeta Rama, thotë se kushtet lënë për të dëshiruar, pasi janë dy tualete në gjithë katin, çka është një vështirësi më shumë për nënat që sapo kanë lindur.
“Ne e kemi ngritur zërin dhe mendojmë që kjo të rregullohet shumë shpejt pasi është premtuar një rikonstruksion i maternitetit edhe nga ministria e Shëndetësisë, e cila ka qenë këtu dhe ka parë kushtet dhe ka premtuar që do të fillojë rikonstruksioni i këtij materniteti”, shprehet Kozeta Rama, shefe e maternitetit Fier.
Sipas të dhënave në Maternitetin e Fierit ka pasur rënie të numrit të lindjeve gjatë 6 mujorit të parë të 2024, ku kanë lindur 464 foshnja, ndërsa në 2023 për të njëjtën periudhë ka pasur 493 lindje.