Kronikë

2 vajza nga Uganda prostituonin në Fier, zbulohet lokali në Mbrostar. Arrestohen edhe 3 tutorët (EMRAT + VIDEO)

20 Shtator, 09:50| Përditesimi: 20 Shtator, 11:19

  • Share

Një vatër prostitucioni është zbuluar në Mbrostar të Fierit, ku janë arrestuar 5 persona.

Dy vajza nga Uganda ushtronin aktivitetin e prostitucionin në një lokal, ndërsa 3 personat e tjerë janë organizatorët.

Ata janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç. Ndërsa prostitutat nga Uganda, gjithashtu të arrestuara, janë Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22 vjeçe.

Nga hetimet 7-mujore ka rezultuar se vajzat nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime në këtë lokal, por ushtronin dhe prostitucion. Kurse shqiptarët e arrestuar ishin në rolin e rekrutuesve dhe organizatorëve.

Policia, gjatë aksionit, sekuestroi shuma parash që ishin përfituar nga ky aktivitetet i paligjshëm.

Lokali në Mbrostar të Fierit ku ushtronin aktivitetin e prostitucionit dy vajza të reja nga Uganda, rezulton të jetë hapur dhe marrë me qira nga Osjon Puka (i arrestuar) para 1 viti.

Mësohet se njëra nga të arrestuarat si organizatore dhe rekrutuese, Klodjana Haskasa 24 vjeç ka punuar në këtë lokal që në fillim dhe ka qenë në rolin e menaxheres. Sipas të dhënave, ajo kishte punuar më parë në disa lokale striptizmi në Tiranë, ku kishte krijuar njohje me shumë vajza që punonin si kërcimtare dhe i rekrutonte për të punuar aty. Për arsye të njohjeve dhe aftësisë së saj, Osjon Puka e kishte caktuar si menaxhere.

Osjon Puka dhe Klodjana Haskasa, për t’i shpëtuar ndjekjes penale, në muajin qershore e kanë kaluar kontratën e qirase në emër të vajzës tjetër Orkida Gajo, gjithashtu e arrestuar, e cila kishte rolin e kamarieres dhe ndërlidhjes së klientëve me vajzat që ju shkonin në tavolinë apo në dhoma private.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.

Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen 5 shtetas, ndër to:

-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;

-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Ora 11:04
Nga lokal striptizmi, në vatër prostitucioni! Biznesi ishte hapur para 1 viti, zbardhen rolet e organizatorëve

 

Lokali në Mbrostar të Fierit ku ushtronin aktivitetin e prostitucionit dy vajza të reja nga Uganda, rezulton të jetë hapur dhe marrë me qira nga Osjon Puka (i arrestuar) para 1 viti.

Ai ka funksionuar si lokal muzike dhe striptizmi, por në të vërtetë ushtrohej edhe aktiviteti i prostitucionit.

Policia kishte marrë informacione se aty punonin si kërcimtare vajza të huaja dhe shqiptare, si dhe ushtronin prostitucion.

Për këtë arsye, hetimet u referuan në Prokurori që prej 23 shkurtit 2025.

Gjatë finalizimit të aksionit, policia arrestoi 5 persona; 3 organizatorë dhe 2 vajza nga Uganda që prostituonin.

Mësohet se njëra nga të arrestuarat si organizatore dhe rekrutuese, Klodjana Haskasa 24 vjeç ka punuar në këtë lokal që në fillim dhe ka qenë në rolin e menaxheres. Sipas të dhënave, ajo kishte punuar më parë në disa lokale striptizmi në Tiranë, ku kishte krijuar njohje me shumë vajza që punonin si kërcimtare dhe i rekrutonte për të punuar aty. Për arsye të njohjeve dhe aftësisë së saj, Osjon Puka e kishte caktuar si menaxhere.

Ky i fundit ka qenë më parë i arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Vajzat nga Uganda, ku njëra prej tyre ishte me leje qëndrimi në Shqipëri, gjatë verës kishin punuar në Durrës si kamariere tek disa restorante, dhe para 2 muajsh kishin filluar në këtë lokal.

Osjon Puka dhe Klodjana Haskasa, për t’i shpëtuar ndjekjes penale, në muajin qershore e kanë kaluar kontratën e qirase në emër të vajzës tjetër Orkida Gajo, gjithashtu e arrestuar, e cila kishte rolin e kamarieres dhe ndërlidhjes së klientëve me vajzat që ju shkonin në tavolinë apo në dhoma private.

Ndërkohë, që vajzat të cilat prostituonin, ndërroheshin vazhdimisht gjatë periudhave të ndryshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?