Komisioni i Ekonomisë ka përmbyllur seancat dëgjimore me 8 kandidatët e mbetur për dy vakancat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pasi prezantuan platformat, pjesa më e madhe e tyre morën mbështetjen edhe të opozitës. Në thelb të fjalës së tyre ishte domosdoshmëria për edukimin e përdorimit të termit lek, duke përjashtuar i ri dhe i vjetër.
Ish-deputetja socialiste Senida Mesi tha se garon e zhveshur nga funksionet politike, duke mos krijuar asnjë konflikt interesi.
"Unë jam dhe mbetem një ekonomiste me eksperience në sistemin banker ku të gjitha vendimet kam marrë me një logjike logjistike dhe duke ruajtur balancat. Aktualisht jam krejt e zhveshur nga çdo funksion partiak. Nuk ka asnjë konflikt interesi. As konflikt interes nga ana morale", u shpreh ajo.
Një nga kandidatët që spikatën ishte pedagogia e shkencave ekonomike Marta Muço, e cila premtoi sjelljen e frymës amerikane në bankën qendrore.
"Ministria e Financave dhe banka qendrore janë 2 gjarpërinj nën një jastëk. Nëse këto dy nuk bashkëpunojnë, gjithçka shkon keq", tha ajo.
Në total janë 17 kandidatë për të 2 vende në këshillin mbikëqyrës, ndërsa dje u prezantuan 7 prej tyre, ku spikatën figurat ish-deputetët të PS Anastas Angjeli dhe Senida Mesi. Vakancat në Këshill vijnë për shkak të përfundimit të mandatit 7 vjeçar të anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2014.
Per 2 postet vakante në këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë garojnë 17 kandidatë, ndërsa emrat e përzgjedhur pritet të kalojnë për miratim në kuvend.
Eshte interesante te krahasosh se per dy vende ne banke dalin 17 kandidate,kurse per disa poste ne drejtesi para disa kohesh (nuk me kujtohet nese ishte BKH apo ndonje tjeter nga ato qe duhet te japesh info.edhe per miq e te aferm),ku kerkohej integritet i jashtzakonshem,nuk kishte mjaftueshem kandidate,megjithese kishte me shume vende!Sa per/lekun/filloheni nga tregetaret ne rruge,tjeter shkruajne,tjeter nenkuptojne.
Përgjigju