Foto ilustruese

Kronikë

2 vëllezër rrahin për spital pronarin e një servisi në Bulqizë

4 Shkurt 2021, 15:50| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 16:07

  • Share

Dy vëllezër nga Bulqiza janë shpallur në kërkim nga policia, pasi kanë rrahur me sende të forta pronarin e një servisi.

Si pasojë e goditjes me sende të forta nga 2 vëllezërit, pronari i servisit 45-vjeç, me iniciale B. K ka përfunduar në spital por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 2 vëllezërit XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër) janë në kërkin nga policia.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambjentet e servisit të shtetasit të sipër përmendur, teksa dy vëllezërit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta 45-vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës  për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).

Këta shtetas me datë 03.02.2021,  pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës  për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale  “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.

Komento

Komente

  • Dashmir rama: 04/02/2021 16:16

    Po patjeter se kriminela Jane Edhe kryetaret e partive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?