Foto nga spitali Infektiv

2 viktima nga Covid në vend, 167 raste të reja për 24 orë, ulet numri i të shëruarve

9 Tetor 2020, 16:05| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 16:20

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid, 2 qytetarë. E kanë humbur betejën me COVID, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Janë kryer 932 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

"Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë  në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID. Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19", thekson në apelin e saj ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COCOVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         167

Të shëruar ne 24 orë                      89

Humbje jete në 24 orë                  2

Testime ditore                                  932

Testime totale                   96743

Raste pozitive                    15066

Raste të shëruara            9304

Raste Aktive                        5349

Humbje jete                          413

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2779

Durrës      564

Shkodër    398

Korçë    274

Lezhë        266

Elbasan       224

Fier                 231

Vlorë     191

Kukës        147

Berat      138

Dibër     78

Gjirokastër   59

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zen: 09/10/2020 22:00

    Remdesivir për evropianët Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me grupin farmaceutik të SHBA Gilead për furnizimin e 500,000 dozave të remdesivir, një antiviral i autorizuar në BE për të trajtuar pacientët me Covid-19. Të gjitha vendet e BE-së, vendet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, Mbretëria e Bashkuar dhe gjashtë vendet kandidate (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina) përfitojnë nga këto blerje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?