Politikë

2 vite burg për Adriatik Llallën, Frrok Çupi: Drejtësia e re po vepron, qytetarëve po u kthehet besimi! Vendi ishte në humnera të thella padrejtësie, sot po pastron armatën e saj

22 Shtator 2021, 17:35| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 18:41

  • Share

Dënimin me 2 vite burg për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla me vendim të formës së prerë, për analistin Frrok Çupi është një sinjal për të gjithë skeptikët së drejtësia e re po funksionon. Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se dënimi pikërisht i Adriatik Llallës është shumë domethënëse për shkak të postit të lartë që mbante, ku në vend të bënte drejtësi ishte kthyer në një ndërlidhës të krimit e korrupsionit me njerëzit në pushtet.

Çupi tha se reforma në drejtësi tregoi se Shqipëria ndodhej në një humnerë të thellë padrejtësie pasi 99 % e armatës së saj të drejtësisë ishte i lidhur me krimin në të gjitha nivelet. Por sot, tha Çupi, me pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, dhe dënimin e tyre, njerëzve po u kthehet besimi.

"Ky është zyrtari më i lartë deri tani që është dënuar me një vendim të formës së prerë, është një shans ku skeptiket e drejtësisë së re mund t'u thuhet se ajo po vepron. Unë e shikoj këtë gjë edhe si pikë kryqëzuese të krimit duke u zgjedhur posti më sinjifikativ për ta vënë para drejtësisë, ku Prokurori i Përgjithshëm ka luajtur rolin e ndërlidhësit të krimit me njerëzit në pushtet. Jam i pirur për të besuar institucioneve dhe besoj angazhimin e SHBA për vendosure drejtësinë në Shqipëri. Kur kthejmë kokën pas shohim që paskemi qenë në humnera të thella të padrejtësisë, e gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte i lidhur me nga krimi ordineder, korrupsionin deri te krimi në nivele të larta të qeverisjes. Po shikojmë se funksionarët e lartë të shtetit po shkojnë para drejtësisë, njerëzit duan të besojnë këtë drejtësi", tha Çupi.

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi sot  të lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar 8 pasuri.

Komento

Komente

  • ZHURDULL DELIRANT REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/09/2021 20:04

    Si përfundim në Shqipri po lind djelli me ndihmën e SHBA ky është një fat i madh për ne si komb. Sepse më në fund karocjer, roje vreshte , minator me pistolet në dor që Saliu hor i bëri prokuror po shkojn aty ku e meritojn në brimën e miut si llalla që u bë hir me hir e me pahir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?