"Brenda vitit 2020, të gjithë ata që jetojnë në fshat, duhet të futen në shtëpitë e reja" deklaroi Kryeministri Edi Rama ne 30 dhjetor 2019.
"Në mars një nga kantieret do të jetë gati dhe gjysma e apartamenteve do të jenë gati" tha në 20 shtator 2020 ministri Arben Ahmetaj.
"Brenda marsit të vitit të ardhshëm ne besojmë të arrijmë në 2500 banesa individuale të financuara po nga buxheti i shtetit me 60 milionë dollar" tha Rama në 3 nëntor 2020.
Shumë prej këtyre premtimeve nuk janë realizuar edhe pas 2 viteve nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019, kjo edhe për shkak të kufizimeve që shkaktoi pandemia COVID-19.
Aktualisht janë rreth 1400 familje që kanë marrë çelësat e shtëpive të rindërtuara në Tiranë, Durrës, Laç, Shijak apo Bubq, ndërkohë që Ministria e Rindërtimit ka planifikuar të ndërtojë në total 11 mijë apartamente e 4 mijë shtëpi individuale, ndërsa do të rikonstruktohen 37 mijë banesa, 168 shkolla, kopshte e çerdhe.
Ndërkohë që 1000 banesa janë premtuar që do të dorëzohen deri në fund të këtij viti.
Në total për të gjithë procesion e rindërtimit janë investuar nga buxheti i shtetit 2020-2021 u vunë në dispozicion 56 miliardë lekë nga të cilat janë përdorur rreth 40 miliardë lekë deri më tani. Ndërkohë që janë përthithur të gjitha donacionet në vlerën e 300 milionë eurove që u dhanë nga ndërkombëtarët, e nga ana tjetër po negociohet sipas nevojave për kreditë e buta.
Në total janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, dhe 177 familje vijojnë në çadra e kontejner përpos se e marrin bonusin, për shkak të bagëtive që kanë.
Ndërsa sa i takon pallateve Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka në proces ndërtimit 113, ndërkohë që fillon puna nga Bashkia Tiranë në lagjen e re në kombinat dhe tek 5 maji.
RINDËRTIMI AKTUALISHT
- Dorëzuar 1400 shtëpi (individuale e apartamente)
- Dorëzohen deri në fund të vitit 1000 shtëpi të tjera (individuale e apartamente)
DO NDËRTOHEN NË TOTAL
- 11 mijë apartamente
- 4 mijë njësi individuale
- 37 mijë rikonstruksione
- 168 shkolla e kopshte
BURIMET E FINANCIMIT
- Shpenzuar 25.5 mld lekë nga buxheti shtetit
- 300 mln euro donacione nga ndërkombëtarët
- Në negocim kreditë e buta
- Buxheti në 2020 ishte 28 mld lekë. Fondi disbursuar 18.1 miliardë lekë nga të cilat 17.48 mld lekë janë për pushtetin vendor. 9.9 mld lekë janë kaluar për vitin 2021, ku 6.5 mld lekë janë për qeverinë vendore dhe 3.35 mld lekë janë për projektet e qeverisjes vendore.
- Buxheti në vitin 2021 në dispozicion të rindërtimit 28 miliardë lekë. Alokuar me VKM 25.5 miliardë lekë, disbursuar 21.8 mld lekë.
Në vitin 2022 do të jepen 20 mld lekë për rindërtimin.
Grante rindërtimi dhe rikonstruksioni janë 15.1 mld lekë
Grante rikonstruksioni janë 12.2 mld lekë