20 ditë me patentë, eksperti për aksidentin tragjik në Berat: 25-vjeçarja s’kishte aftësi për t’i dhënë makinës, lejet e drejtimit të mos jepen pa meritë

29 Qershor 2022, 12:47| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 13:13

  • Share

TIRANË- Nëna 25-vjeçare që humbi jetën në Berat në mënyrë tragjike sëbashku me të birin ka kryer manovër të gabuar gjatë drejtimin e mjetit. Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini ka shpjeguar në Report Tv se rruga ku ajo ka kryer parakalim ka qenë shumë e ngushtë. Ai thekson se në rate të tilla, nuk mund të kryesh parakalim pasi të çojnë në aksidente rrugore, njëjtë si në rastin e 25-vjeçares ku aksidenti ishte fatal.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti tha se drejtuesi i kamionit edhe mund ta kishte shmangur këtë tragjedi. Sipas tij në momentin që ai ka parë mjetin e 25-vjeçares në parakalim, mund të kishte ulur shpejtësinë dhe të devijonte djathtas.

“Pa patur hapësirën e nevojshme nuk mund të kryesh parakalim. Përballë ka pasur një kamion. Duhet ta kishte ndihmuar duke u spostuar sa më djathtas dhe të ulte shpejtësinë se ajo ka qenë në përfundim të parakalimit. Mendohet rreth 60-70 km/h por i përket grupit hetimor për këqyrjen e vendit të ngjarjes, tabelat. Jo se nuk lejohet, referuar sinjalistikës horizontale, lejohet por gjithmonë kur ka hapësirë”, tha ai.

I pyetur nëse barrierat mbrojtëse të urës duhet të ishin më të forta, Qibini shprehet se ajo është një rrugë urbane dytësore dhe në atë rast barrierat janë vënë në qëllim të këmbësorëve jo të makinave.

“S’kemi të bëjmë me rrugë urbane kryesore, që kanë trafik ndarëse, anësore barriera. Kemi të bëjmë me rrugë urbane dytësore. Kangjellat janë vënë për këmbësorët jo në shërbim të mjeteve. Janë për të disiplinuar mënyrën e ecjes së këmbësoreve”, vijoi ai.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që e kishte marrë patentën, teksa eksperti Qibini thotë se nuk i plotësonte kriteret për ta marrë. Ai iu bën thirrje autoriteteve që të mos japin patenta personave që nuk kanë aftësitë e duhura për të drejtuar makinë.

“Kur të kenë aftësitë e duhura profesionale, dallohet qartë që nuk i kishte aftësitë e duhura profesionale. Duhet përqendruar vëmendja që vështrimi i drejtuesi duhet të ishte përpara duke parë edhe automjetet e para, në rastin konkret ka ardhur kamioni”, theksoi Qibini.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj humbi jetën një ditë më parë me të birin, teksa po ktheheshin nga shkolla, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum. Report Tv siguroi videon e aksidentit, ku shihet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i të resë, e cila në tentativë për t’iu shmangur një kamioni përfundoi në lumë.

Qytetarët bënë përpjekje për t’i nxjerrë nga makina, pasi kjo e fundit përfundoi në lumë, por pa rezultat, pasi fatkeqësisht nënë e bir u mbytën.

VIDEO nga momenti i perplasjes me kangjellat dhe dy viktimat

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stefanos: 02/07/2022 10:16

    Pamvaresisht nga tragjedi, pikellimi dhe humbja fatale, duhet te jemi koshiente: Se cdo lloje automjeti ne duar te gabuara, seshte gje tjeter veqse nje mine me sahat dhe nuk mund ta konsiderojme si loder apo mjet argetimi.

    Përgjigju
  • Fshati: 29/06/2022 16:58

    Normalisht nuk duhet ta kishte marre patenten pa lejen e ketij expertit. Nuk duhet te drejtonte makine sapo ka marre patenten. Shoferet qe e kane marre patenten me merite nuk bejne aksidente kurre. Sipas komenteve dhe expertizez as njeri nuk ishte shoferia. Une per veten time ka me shume se 30 vjet qe drejtoj makina dhe asnje aksidet. Gjithmone kam frike se nje dite mund te me ndodhe nje aksident. Juve ju kam shume zili, ju e keni te sigurte se nuk keni per te patur kurre aksident Ngushellime prinderve te vajzes, dhe gjithe familjareve te saj.

    Përgjigju
  • Liku: 29/06/2022 13:24

    Nuk mund te besh parakalim duke tejkaluar tabelat e shpejtesis.

    Përgjigju
  • Drini: 29/06/2022 13:15

    Ekspert legen, pe nje video 10 sekonda ti dhe gjykon aftesine e drejtueses se mjetit. Legen serish, e shikon vijen me nderprejre te rruges qe tregon se rruga lejon parakalimin dhe nuk eshte faji i shoferes por ( nese eshte e vertete e ngushte ) e atyre qe merren me keto pune ne bashkine e Beratit apo sic i thoni ju ekspertet e leshit , enti pronar i rruges . Avokatet e e te ndjeres te hedhin ne gjyq sa me siper te t'u punojne qindin se po na vrasim me menaxhimin skandalos qe u bejne rrugeve dhe sigurise rrugore. Rruga e ngushte thote tjetri ku aty duket tabela qe vendosin dyqanet per te bere reklame qofteve qe shesin. Eksperti ....

    Përgjigju
    • Bruno: 29/06/2022 17:26

      Expert shume i paafte.

    • aaa: 29/06/2022 16:20

      Avokatet e te ndjeres te hedhin ne gjyq ate qe paisi me patente te ndjeren. Dhe me e rendesisshmja SI MUND TI JAPESH TE DREJTEN NJE PERSONI ME 20 DITE PATENTE TE DREJTOJE NJE MAKINE 3500 CC ????? Ky eshte skandali ne kete rast. Te gjithe shoferet e rinj nuk duhet te drejtojne makina mbi 1200 kubike sepse kthehen ne vrases.

    • Lala: 29/06/2022 15:41

      Pse ekspert legen? Te drejten po thot.me 20 dit patent kujton se esht e afte te bej parakalime ne ate lloj rruge?po te ishte e afte do shtypte frenat e sdo priste timonin nga lumi.shiko videon si ka prek fare frenat.pavaresisht se u bo per rahmet e unprehte ne faqe eksperti ka te drejt ne konstatime dhe ne ate qe u kerkon ketyre legeneve te autoshkollave qe jan sekser e jo instruktor

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?