Cristian Shpendi

20 gola këtë sezon, tre klubet e Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Plan për të luajtur me binjakun

16 Prill, 20:50
  • Share

Cristian Shpendi, sulmuesi i Kombëtares U-21 është dëshirë e tre klubeve në Serie A. Djaloshi shënoi 20 gola këtë sezon me Cesenan, duke ndihmuar bardhezinjtë të ngjiten në Serie B pas një mungese gjashtë vjeçare.

Forma e mirë dhe golat kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes të cilave edhe tre nga Serie A. Për Cristianin 20-vjeçar Sassuolo, Fiorentina dhe Empoli janë në garë për ta bërë të vetin.

Mediet në Itali tregojnë se Empoli mund ta marrë në ekip, duke e bashkuar me binjakun Stiven dhe më pas të dy mund të luajnë të huazuar për një sezon te Cesena në Serie B, me shpresën e ndihmës për ngjitjen në elitën e Italisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?