Vezët e sekuestruara

20 mijë kokrra vezë dhe mish pule të skaduar në Korçë, gjobiten 6 biznese! AKU, 11 gjoba me vlerë 2.1 mln lekë

19 Tetor 2022, 12:46| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 15:07

  • Share

KORÇË- Disa biznese në Korçë janë konstatuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me produkte jashtë parametrave të sigurisë, kryesisht vezë dhe mish pule.

Nga kontrollet në 6 subjekte, AKU konstatoi të ishte hedhur në treg ushqim i pasigurt për konsum, tregtimi i vezëve pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë dhe disa produkteve u kishte kaluar afati i përdorimit.

Për shkeljet e konstatuara AKU vendosi 11 gjoba me vlerë 2 milionë e 100 mijë lekë të rinj si dhe u bllokuan rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.

“Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të  tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës  dhe të vezëve, ka konstatuar disa  subjekte në cenim të sigurisë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.

Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se do të vijojë me monitorime dhe kontrolle në të gjthë vendin në zbatim të ligjit për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?