Politikë

Gati plani për tavolinat jashtë, 75% hapësirë për këmbësorët, 25% për bizneset! Rama: 20 mijë m² të çliruara në Tiranë (VIDEO)

19 Korrik, 09:58| Përditesimi: 19 Korrik, 11:21

  • Share

TIRANË- Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike që është shtrirë në të gjithë vendin, qeveria e ka gati planin e menaxhimit. Shumë shpejt, pronarët e lokaleve apo të njësive të tjera të shërbimit do të kenë në duar planin të cilin do duhet ta zbatojnë me përpikmëri. Detajet janë zbuluar nga kryeministri Edi Rama, në një postim të radhës në Facebook, ku shkruan se vendosja e tavolinave në hapësirat publike, do të bëhet sipas formulës 75% hapësirë për këmbësorët dhe 25% për njësitë e shërbimit.

Krahas këtij plani, Rama thotë se po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, për të cilën janë angazhuar arkitektë të huaj e vendas.

“Po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas. Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Vetëm për Tiranën, kryeministri bën ‘bilancin' e aksionit, duke thënë se deri nesër arrin në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara.

“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo”, thekson Rama.

Ky aksion nuk do të ndalet thotë Rama, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në bregdet, apo zonat e mbrojtura.

Ora 10:27
FOTOT/ Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

1752912246_theth.jpg

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi i fshatit turistik. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka postuar në rrjetet sociale foto nga pastrimi i qendrës së fshatit, i cili u mbulua për pak kohë nga inertet e shembjeve.

Zona është mbjellë me bar për t’i kthyer sërish pamjen e saj natyrore, ndërkohë që puna nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër vijon edhe në zona të tjera.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/07/2025 04:54

    Te shohim sa do zgjasin keto ambiente te liruara,sepse dhe per plazhet publike po e shohim,cdo dite policia eshte ne lufte me shkelesit! Personalisht jam pesimiste.

    Përgjigju
  • Rrugacet: 19/07/2025 17:46

    Turp policia qe nuk i arreston keta rrugec

    Përgjigju
  • Carletto: 19/07/2025 14:37

    Kjo tëb vlejë për çdo gardh e mura Jo vetëm lokalet...?..ka rrugë si Frosina PlAku që s'kanë trotuarfare.?!

    Përgjigju
  • Lui: 19/07/2025 12:23

    Nëse zbatohet kjo përqindje do jetë shumë mirë. Biles kjo përqindje të zbatohet edhe nëpër plazhe do ishte mirë. Idealja është që në bregdet të jetë 100% publik. Por ta fillojmë me 75-25 në favor të publikut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?