Foto ilustruese

20 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Çeki! Valë e re infektimesh për shkak të variantit 'Omicron'

18 Janar 2022, 09:35| Përditesimi: 18 Janar 2022, 09:36

  • Share

Çekia ka regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se 20,000 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Çeki prej 1 dhjetorit të vitit 2021.

Republika Çeke, shtet me 10.7 milionë banorë, po përballet me një valë të re të pandemisë, teksa varianti Omicron i koronavirusit ka nisur që të rrisë numrin e të infektuarve.

Qeveria ka shkurtuar periudhën e karantinës dhe izolimit, si pjesë e masave të reja. Megjithatë, autoritetet çeke e kanë bërë të detyrueshme testimin e punëtorëve të kompanive, masë kjo që hyri në fuqi këtë javë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?