Foto ilustruese

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë

16 Prill, 15:37| Përditesimi: 16 Prill, 15:44

  • Share

Superligës shqiptare të futbollit i kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i sezonit të rregullt. Më pas katër klubet e para do i drejtohen skemës "Final 4"që do zhvillohet në "Air Albania" nga 17 - 26 maj, për të mësuar kampionin e këtij edicioni.

Do jenë dy gjysmëfinalet që do përcaktojnë skuadrat finaliste dhe një tjetër finale për vendet 3 dhe 4, të cilat do përcaktohen nga një short i lirë. Skema e re aplikohet për herë të parë këtë sezon, me Federatën Shqiptare të Futbollit që ka shtuar edhe shpërblimet për ekipin kampion dhe vendet e tjera.

Kështu, nëse një sezon më parë FSHF akordonte 10 milionë lekë për ekipin kampion, këtë vit shuma është dyfishuar, pra në 20 mln lekë. Vendi i dytë do përfitojë 7 milionë lekë, i treti 5 milionë lekë dhe i katërti në "Final 4" 2 milionë lekë.

Veç saj, edhe fituesi i Kupës së Shqipërisë do fitojë 5 milionë lekë. Finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon do luhet në 'Air Albania' me datën 14 maj në orën 19:00.

Final 4

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?