Foto e pikturës së Rene Magritte

Lifestyle

20 milionë dollarë për një pikturë...

17 Nëntor 2019, 12:22| Përditesimi: 17 Nëntor 2019, 12:27

  • Share

Një pikturë e artistit belg Rene Magritte, u shit 19,6 milionë dollarë në ankandet e artit në New York.

Një telefonatë anonime bleu veprën e piktorit surrealist të vitit 1957 “Le seize septembre” për një çmim shumë më të lartë se vlerësimi i tij në hapjen e sezonit.

Sipas Christie’s, piktura e errët që shfaq një pjesë të një gjysmëhëne ishte artikulli më i rëndësishëm i ankandit.

Një skulpturë e bronztë nga Umberto Boccioni dhe një pikturë shumëngjyrëshe nga Pablo Picasso, u shitën përkatësisht 16,2 milionë dhe 13,3 milionë dollarë.

Veprat në ankandin e Christie’s, mblodhën 191,9 milionë dollarë.

Piktura “Le seize septembre”

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?