TIRANË- Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 125 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 persona, nga 833 testime në 24 orë.
Rastet e të prekurve janë: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.
43 qytetarë kanë firuar betejn me Covid-in, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ka ka këshilluar që të kontaktohet me mjekun e familjes ose të telefonohet Urgjenca Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se juve apo një i afërmi është i prekur nga Covid-19.
"Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19", shkruan Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)
Testime totale 78050
Raste pozitive 12073
Raste të shëruara 6831
Raste Aktive 4889
Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2418
Durrës 549
Shkodër 373
Lezhë 286
Elbasan 266
Korçë 221
Fier 209
Vlorë 185
Kukës 143
Berat 105
Gjirokastër 67
Dibër 67
Tre mësues kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Vaun e Dejës. Lajmi është bërë i ditur nga prefektja Majlinda Angoni gjatë një vizite inspektimi në shkollën e mesme te Bashkuar “Mons. Luçjan Avgustini".
Tre mësuesit e infektuar i shtohen bilancit të të prekurve në Tiranë, ku siç raportoi më herët Report Tv, 20 mësues kanë rezultuar pozitiv me COVID.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, procesi mësimor nuk është cenuar për shkak se janë zëvendësuar.
Katër mësues të shkollës "Shefqet Tançi" në Bulqizë kanë rezultuar pozitiv të infektuar me Covid-19, pas testimit nga ana e mjekeve epidemiologë në njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë.
Ndërsa hetimi epidemiologjik vazhdon, akoma nuk ka ndonjë vendim sa i përket pezullimit të mësimit në këtë shkollë.
Aktualisht në Qarkun Dibër rezultojnë 59 persona aktiv të infektuar me Koronavirus.
Me rinisjen e vitit të ri shkollor është shtuar dhe rreziku për infektimin nga koronavirusi.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë mbi 20 mësues të prekur.
Ndërkohë që situata më serioze është në Tiranë ku vetëm në shkollën 9-vjeçare janë prekur 9 mësues mes tyre dhe drejtoresha. Aktualisht kanë një drejtoreshë të komanduar.
Në këtë shkollë mësuesit e tjerë që kanë qenë në kontakt me të infektuarit janë karantinuar.
Mësuesit e infektuar dhe shkollat përkatëse:
Një mësuese te gjimnazi "Partizani"
Një mësuese te "Asim Vokshi"
Një mësuese te "Avni Rustemi"
Dy mësuese në shkollat e Qesarakës
1 mësuese te shkolla "17 shkurti"
3 nxënës janë izoluar para fillimit të mësimit, (Një pjesë e mësuesve janë infektuar para nisjes se shkollave)