'20 orët e vështira në det në anijen me 400 veta, për 2 javë familja s'dinte asgjë! Alban Skënderaj tregon udhëtimin në Itali në vitin 1997, një ditë para se të mbytej 'Otrantoja'

25 Maj, 08:25| Përditesimi: 25 Maj, 09:25

  • Share

Këtë të shtunë këngëtari i njohur Alban Skënderaj ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podcasting “Flasim” ku tregoi dhe rrugëtimin e tij drejt Italisë me anije.

Ishte marsi i vitit 1997. Albani ishte 15 vjeç.

“Do iki vetëm për të parë e të kthehem” kështu i tha të ëmës në Vlorë dhe u nis.     

“Ishte një anije që ishte 3 ditë e mbushur. Një shok i vëllait më tha hajde. I thashë nuk vij pa shokun. Anija ishte 80 veta kapacitet dhe brenda ishin 400 vetë. U prish timoni. I gjithë udhëtimi në det ka qenë anija zig – zag… këtej andej  Aty ku hynte me zor 1 kemi hyrë 3.

Unë për pak rashë. Mbaj mënd një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshkita. Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri.

Më pas Guardia di Financa ndaluan me drita. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhen në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera. Gati 20 orë zgjati udhëtimi.

Kujton dhe pastaj zbritjen në portin italian dhe akomodimi në kamp, ndërsa prindërit për dy javë nuk kanë ditur asgjë për fatin e tij

"Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Dikush i kishte thënë: Sa keq e kemi parë Albanin në anije. Pasi anija e Otrantos u mbyt një ditë më pas ne u nisëm një ditë më para”

Lajmi ne perditesim... 

Ora 08:58
'Katunar pa pretendime dhe i padukshëm, Edhe varrezat i kam afër' Ja ku e sheh veten kryeministri Rama pas 20 vitesh

 

Ku e sheh veten kryeministri Edi Rama pas 20 vitesh?

Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj Rama tregoi

“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe nuk kam mundur të mësoj si psh të qep e duke ndarë eksperiencën e shijen me njerëzit që nuk më zgjedhin por i zgjedh.

E shoh veten në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit. Dua të jem një katundar papretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe varrezet i kam afër' thotë me batutë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?