Zgjedhjet e 25 prillit 2020 do të jenë sprova e dytë e Lulzim Bashës në përpjekje për të rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, që pas ngjitjes së tij në krye të partisë, në verën e vitit 2013, përmes një procesi të kontestuar nga figurat e larta të selisë blu. Tashmë në aleancë me Ilir Metën, Lulzim Basha kërkon mbështetjen e shumicës së votuesve me një sagë misteresh dhe enigmash mbi shpinë, rreth të shkuarës së tij, të ruajtura deri më sot me fanatizëm në një mjegull gënjeshtrash dhe shmangiesh të njëpasnjëshme.
Lulzim Basha është i vetmi politikan shqiptar, i cili deri më sot nuk ka thënë asgjë të vërtetë rreth të shkuarës së tij.
Polemikat e ditëve të fundit rreth kasetës së masakrës së Krushës së Madhe, për të cilën i mbijetuari Melaim Bellanica pretendon se ia ka dorëzuar Lulzim Bashës si përfaqësues i Tribunalit të Hagës, është vetëm një nga nyjet e kreut të PD në raport me të vërtetën. Lulzim Basha vijon të mbajë në errësirë të shkuarën e tij në Holandë dhe rrethanat se si arriti të bëhej pjesë e UNMIK në Kosovë, në vitin 1999, në një grup me kunatin e tij Erion Isufin dhe Argita Berishën. Si u bashkua ai me Argita Berisha, kush i rekomandoi dhe për çfarë misioni?!
Një tjetër fakt i pashpjegueshëm që rrethon Lulzim Bashën, ka të bëjë me pasurinë e tij. Kur Sali Berisha e prezantoi në vitin 2005 si ‘djalin e të ardhmes së PD-së’, Basha posedonte një pasuri me vlerë 750 mijë euro. Si të ardhura nga UNMIK Basha deklaron 80 mijë USD, gati sa vlera e makinës së tij. Mbetet mister se si një djalosh, vetëm pesë vite nga mbarimi i universitetit, deklaron vilë në Holandë 231 mijë euro, katër apartamente në Shqipëri, makinë 72 mijë euro, mbi 130 mijë euro depozita bankare etj. Para studimeve, Basha njihej si një kamerier në Rinas, një punë kjo e nderuar, por që nuk siguronte të ardhura për përballimin e shpenzimeve për shkollim dhe jetesë, aq më tepër në Holandë.
Por, teksa shokët e tij punonin për të shlyer paratë e studimeve, Basha deklaron një pasuri të pazakontë. I mjegullt roli i Lulzim Bashës mbetet edhe në tre skandale që kanë shënjuar qeverisjen Berisha, si afera me Rrugën e Kombit, marrëveshjen detare me Greqinë dhe vrasjet e 21 Janarit. Pas ngjitjes në krye të PD, karriera politike e Lulzim Bashës u shënua nga dy ngjarje të tjera të pasqaruara deri më sot: Lobimi në SHBA me 650 mijë USD që nuk u dihet burimi si dhe vila në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranë, ku jeton tani.
Lulzim Basha nuk u është përgjigjur kurrë pyetjeve rreth këtyre dhe pikave të tjera të errëta në të shkuarën e tij. A mund t’i besohet qeverisja e vendit një politikani që refuzon t’u përgjigjet pyetjeve për pasurinë, karrierën dhe shtëpinë ku banon, duke mbajtur në errësirë të shkuarën e tij?!
20 pyetje që duhet t’u përgjigjet Lulzim Basha;
1. Kur e ka blerë Lulzim Basha vilën me vlerë të deklaruar 231 mijë euro në Utrecht të Holandës dhe cili është burimi i parave?
2. Në cilat data fikse i ka nisur Lulzim Basha studimet në Utrecht të Holandës dhe kur i ka mbaruar?
3. Sa ishte pagesa për studimet dhe cili është burimi i parave?
4. Si arriti të punësohej Lulzim Basha (kush e propozoi) pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë?
5. Në cilën datë fiks filloi punë pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë?
6. Çfarë pune konkrete ka bërë për gjykatën dhe çfarë detyrash ka kryer për OKB-në?
7. Në çfarë rrethanash Lulzim Basha punoi bashkë me Argita Berishën dhe kunatin e tij, Erion Isufi për UNMIK? Si u njoh me Argita Berishën?
8. Pse Lulzim Basha mohon takimin në Kukës me të mbijetuarin e masakrës së Krushës, Melaim Bellanicën, si përfaqësues i Tribunalit të Hagës, kur të gjitha dëshmitë konfirmojnë të kundërtën?
9. Cili është burimi i pasurisë me vlerë 750 mijë euro të deklaruar në vitin 2005, me vetëm 5 vite përvojë pune në UNMIK me të ardhura të deklaruara 80 mijë euro?
10. Në ç’rrethana përpiloi kontratën për ndërtimin e Rrugës së Kombit, bazuar në ligjet angleze (sipas KLSH) dhe jo atyre shqiptare?
11. Pse Lulzim Basha refuzoi thirrjet e prokurorisë për tu njohur me dosjen e abuzimit me rrugën Durrës-Kukës duke sabotuar gjykimin me procedurë?
12. Në ç’rrethana e firmosi në 2009 marrëveshjen detare me Greqinë, e rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese, pasi Shqipëria humbiste rreth 350 km2 det?
13. A i qëndron sot Lulzim Basha kësaj marrëveshje dhe pse u mbajt e fshehtë?
14. Kush urdhëroi vrasjet e 21 Janarit 2011, kur ishte ministër i Brendshëm?
15. Cili është burimi i 650 mijë USD për kontratat e lobimit në SHBA? A janë dhënë paratë nga rusët apo thjeshtë janë përdorur për të mbuluar burimin e tyre?
16. Pse gënjeu Lulzim Basha se apartamenti i tij ishte dëmtuar nga tërmeti, për të justifikuar zhvendosjen në vilën e një oligarku në mesin e pandemisë?
17. Pse Lulzim Basha nuk publikon kontratën e qirasë së vilës ku banon aktualisht?
18. Në çfarë statusi përdor tre vila të tjera?
19. Kush ia dhuroi Lulzim Bashës makinën me vlerë 130 mijë euro, e cila ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest?
20. Pse u mbyll protesta kundër projektit të Unazës së Re, pas makinës së dhuruar nga kompania që po ndërton një pjesë të segmentit?
Po more zoteri . Sigurisht gjithe ato lek jane te vendosura nga pensioni qesharak prej 100 evro mesatarisht , prej 150 evro rroge e puntereve mesatarisht - te shumtet pa sigurime - , prej 50 evro ndihme sociale ,- nese u jipet - , prej mijera punetor te pa pune , prej dhjeteramijera punetore --force e re punetore -- te ikur , nga syt - kembet , ja pra keto jane parat dhe punet e shqipetareve , te munguara ,te mohuara , dhe te pervetesuara nga qeveritaret . Perkrah edhe nje here te vetme , punetoret , pensionistet , gjithe shqipetaret e varfer ,-- qe me thene te verteten , nga ment e kokes e kemi -- gjithe kete varferi . GJithe zullumet i bejne zullumqaret , por gjithmon nga pakujdesia apo naiviteti i popullit .
Përgjigju20 pyetje?!!! Atij i merren mendte ti lexoj aq, jo tu pergjigjet.
PërgjigjuDuhen dhe 20 pyetje per drejtesine pse nuk jane bere hetimet e sakta,ose pse ia ka hedhur gjithemone.
PërgjigjuLuli është bërë agjent i UDB që në Rinas si bukurosh e punë pa lekë shumë.Mandej u sponsorizua prej tyre për shkollim në Hollandë.Si spiun u shpërblye me vilë.Mandej u dërgua në UNMIK-Sërbi-Kosovë për krimet e UÇK.Aty punësoi Argitën,kunatin,Malltezin,Albana Vokshin,Edit Harxhin..Nga dosjet e tij sot janë në burg-Hagë H.Thaçi me shokë.Eshtë shumë e thjeshtë. -Luli u mor në PD nga Saliu me porosi të UDB.Pasi vet Sb është i tyre që në 1974 pas Hysni Kapos,edhe pasi Nexhmie Hoxha nuk e pranoi pas Enverit. -Ndonse Luli është i zënë në çarkë Ai mohon çdo gjë pasi nuk ka kush e detyron të flasi.Saliu që mund ta detyronte është vet i kapur nga UDB kundër Shqipërisë me mbi 75 krime që nga 1991 Shkodër.
PërgjigjuKetë pinokun,e urren VUÇIÇI.hahahahaha
PërgjigjuAi sateliti i USA qe sillet rreth e qark tokes , nuk sillet kot .Te gjithe Ata politikane qe kane kryer krime dhe qe jane pasuruar duke vjellur popullin jane te kapur me ze e me figure nga ky Satelit dhe shume shpejt do te shkojne para drejtesise.
PërgjigjuKy person eshte i derguai i Serbis & Rusis,per te shkatrruan popullin shqiptar.Ka punuar dhe po punon kunder te ardhmes se shqiperis ne UE.Une,nuk mund t'ia besoje te ardhmen e jetes time dhe te familjes,nji personi te rrezikshm si ky,nuk mban pergjegjesi per asgje ,dhe mohon gjitheçka.Akuzave i pergjigjet me kunderakuza,dhe drejtesise i shmanget me raporte mjeksore.
PërgjigjuPyetja 21. O Lulqime me ket temin a shqit shalet?
PërgjigjuÇdo dite e me shume tregoni sa te çorjentuar jeni. Ju jeni neveritur edhe militanteve me keto histori. Nuk i kercet njeriu me keto histori te dala boje, njerzit duan sa lek marin ne fund te muajit. Me keto histori vetem piket i risni Lulzim Bashes dhe tregoni se ne cfare dite te zeze jeni tashme ne fund te pushtetit. Po ju pret burgu nga i pari tek fundit.
PërgjigjuFakti qe fyeni, qe e leshoni gjuhen etj etj nuk ju ben me te ndershem, me te drejte apo me zgjuar. Keto pyetje qe i ngrini zotit Basha, duhet tja provonit e tja conit dosjen ne prokurori, apo edhe ne Hage qe vitin 2013 kur erdhet ne pushtet. Fakti qe keto i perdorni sa here vijne zgjedhjet tregon më se miri per ke perdoren...perdoren per tufen e militanteve qe jane jet e mot pa buke, pa shpi, pa pune qe tju ngrene testoteronin e te votojne. Fakti qe 20% popullsise del ne votime tregon te verteten sa te besueshem jane politikanet ne shqiperi. Sa per te tjerat o komentus i nderuar, une skam votuar asnjehere ne jeten time sepse sme jep besim askush. Por uroj qe idhulli jot i pari te perfundoje ne burg per menyren haptazi si ka vjedhur e perdhunuar kete popull nga viti 2000, mos harroni, si kryetar bashkie qe e mbyti tiranen ne beton e deri me sot si kryeministri me arrogant e psikopat ne bote. Hapni tv e shikoni me gjeni nje tjeter model si ky fatkeqesia jone, qe ne pamje eshte i shperfytyruar, le te tjerat pastaj.
Mos te te zença.. te ta bej kurrizin me te bute se barkun siç thuhej dikur, hardhuce e berishajve. Ja keshtu, me hane duart per monstra si ju
pse kaq mendje ceket?pse ha vetem corben qe te gatuajn ne shqup?pse nuk ke mendimin tend por cfare te thon te tjeet mendon??nuk mendon dot 5 min me i llogjikshem?apo te perjashtojn nga partia???si cdo gje ju analfabetet e nisni nga fundi dhe jo nga fillimi??si ka mundesi qe trashlleku juaj thot qe ne burge vete kush vjedh i fundit jo ai i pari se ai ishte i zgjuar...cfare mban kjo toke mbi vete??njerez pa moral pa bindje por vetem papagall
Po të kishim Shërbim intelegjece shtetrore normale siq kan shtetet Europiane ky kriminel do këndonte këngen ”o sa e kam bythen e mirë” prapa hekurave, por qfar të bëjmë kur drejtësia ende është e verbër...!
PërgjigjuCfare drejtesie pret ti kur te del kryeministri te thote qe une nuk fus njerez ne burg ? Ca do bej gjykatsi dhe prokurori? Te gjithe shohin bothen e vet. Amerika jua ka heq vizat familjarisht Lulit dhe Saliut. Kaq mjafton to dergosh policine tek vilat e tyre jo vetem Saliut dhe Lulit por edhe te tjere nga PS dhe LSI po kush do ta bej kete? Lere cfare thone e bejne ne Dhermi ishin kete behar hane e pine bashke dhe kane ende marreveshje per te bere.