Natasha Bertaud, zëdhënëse e Bashkimit Evropian

Kronikë
Top 24

Pakti Itali-Shqipëri/ BE kundër: Refugjatët të shkojnë vetëm me vullnet të lirë

29 Gusht 2018, 19:19| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 19:41

  • Share

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të pranuar 20 refugjatë të anijes “Diciotti” ka ardhur reagimi nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud, raportojnë mediat italiane, tha se duhet marrë pëlqimi i refugjatëve para se ata të vijnë në Shqipëri. Bertaud thekson se dërgimi i refugjatëve që kërkojnë azil, në një vend të tretë, që nuk është pjesë e unionit, pa iu marrë fillimisht kërkesa për azil, nuk lejohet nga BE.

Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara. Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare.

Natasha Bertaud, zëdhënëse e Bashkimit Evropian

Qeveria shqiptare vendosi më 25 gusht, të marrë 20 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe  të cilët qëndronin të bllokuar në anijen Diciotti, për më shumë se 5 ditë. Vendimi i qeverisë shqiptare u përshëndet nga qeveria italiane dhe hapi një valë debati lidhur me pranimin ose jo të refugjatëve. Italia po përballet prej disa muajsh me krizën e refugjatëve, ndërkohë që prokuroria italiane po heton për ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, pas bllokimit të 150 refugjatëve të anijes Diciotti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?