20 specialistë të rinj të Administratës Doganore Shqiptare kanë nisur ditën e sotme trajnimin mbi “Veprimtarinë e kontrollit dhe luftës së trafikut të paligjshëm në fushën doganore”, në Akademinë e Guardia di Finanza-s, në Ostia, Itali.
Trajnimi, i cili do të zgjasë për pesë ditë, është pjesë e Memoramundit të Bashkëpunimit mes Administratës Doganore Shqiptare, Agjencisë Italiane të Doganave e Monopoleve dhe Guardia di Finanza, i cili u nënshkrua në muajin Prill të këtij viti në Tiranë.
Në ceremoninë e zhvilluar në nisje të këtij trajnimi ishin të pranishëm komandanti i Akademisë së Guardia di Finanza, gjeneral Francesco Mattana, shefi i Departamentit të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Vito Giordano, si dhe Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Agjencisë Italiane të Doganave e Monopoleve, Andrea Mazzella, i cili përcolli urimet më të mira për grupin e të rinjve të Doganës Shqiptare.
Gjatë këtij trajnimi, përveç leksioneve dhe aktiviteteve praktike në terren mbi luftën ndaj trafikut të paligjshëm, kontrabandës dhe mashtrimit, është planifikuar një vizitë studimore në aeroportin ndërkombëtar të Romës, “Fiumicino”, ku të rinjtë do të njihen me aktivitetet operacionale të kryera nga autoritetet në aeroport.
Shqipëria dhe Italia firmosën në 4 Prill të këtij viti një Memorandum Bashkëpunimi që intensifikon bashkëpunimin mes Doganave Shqiptare, Doganave Italiane e Guardia di Finanza dhe parashikon nisma të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Europian.
U liçensuan dhe njëzet hajdut të tjerë në dogana!Doganjerët policët e doganave u bon milionera nga rreckaman që ishin.
Përgjigju