20 vite në kafaz në një restorant në Tiranë, udhëtimi drejt ‘lirisë’ i ariut të murrmë Mark! Niset drejt Austrisë

7 Dhjetor 2022, 12:40| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 12:46

  • Share

TIRANË- Ariu i murrmë Mark, i cili kaloi dy dekada në një kafaz shumë të vogël në një restorant në Tiranë u transferua sot në qendrën e arinjve në Austri. Shoqata austriake ‘Vier Pfoten’, e përfshirë në ndihmën e kafshëve, ka bërë të mundur ditën e sotme transferimin e ariut Mark nga Tirana drejt Austrisë.

Siç shihet edhe në video, ariu i murrmë është vënë në gjumë për të bërë të mundur zhvendosjen e tij nga kafazi drejt automjetit që do ta çojë drejt Austrisë.

Pas mbërritjes në Austri, një jetë e re do të fillojë për ariun e murrmë Mark, 24-vjeç, i cili për 20 vitet e fundit u mbajt brenda një kafazi në një restoranti në Tiranë. Rasti i ariut të murrmë u soll në vëmendje nga mediat italiane të cilat i kushtuan një artikull për mënyrën sesi ai mbahej në një kafaz të një restoranti në Tiranë një atraksion tradicional për klientelën, por që tregonte keqtrajtimin e këtyre kafshëve.

Rruga e shërimit për të do të jetë e gjatë, siç thonë zëdhënësit e ‘Vier Pfoten’, duke qenë se situata në të cilën ai ka jetuar deri më tani ka qenë e tmerrshme: kafazi ishte shumë i vogël, nuk kishte mbrojtje ndaj të nxehtit dhe motit të keq dhe ishte i ekspozuar për klientët e restorantit. Dhe mbi të gjitha, asnjë mundësi për të rënë në gjumë letargjik, një sjellje e cila, është fiziologjikisht e nevojshme për arinjtë.

Menaxheri i strehës së ariut në Austri ku do të transferohet Marku ka thënë për mediat italiane se Marku është mbipeshë pasi është ushqyer me ushqim të papërshtatshëm dhe kishte liri të kufizuar lëvizjeje.

Në vitin 2016, në Shqipëri, sipas Vier Pfoten, kishte rreth tridhjetë raste si ai i Markut, por shumica prej tyre, falë ndërhyrjes së organizatave për mbrojtjen e kafshëve, mundën të shpëtoheshin dhe të transferoheshin në vendstrehime të arinjve jashtë vendit. Tani më në fund është radha e Markut, dhe në pritje të tij është jeta në natyrë që meriton çdo ari.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 07/12/2022 19:08

    ai mut pronar qe e ka mbajtur kafshen e shkret ashtu me vite mbase e zene te gjitha vuajtjet e ariut

    Përgjigju
  • Sali meta: 07/12/2022 13:41

    Meqe ariu shpetoj, tani populli te fusi aty SaliunMeten dhe te quhet kafazi MetaSaliu

    Përgjigju
  • Erik: 07/12/2022 13:08

    Jam kurreshtar si a do e mbaj me emrin Sofra e Ariut pa patur ari aty? Apo do veshi kamarieret si arinj tani?

    Përgjigju
    • A. N.: 07/12/2022 13:49

      Nipti do ngelet i njejti po tani do e quajne Sofra ku jetonte ariu.

  • Meri: 07/12/2022 13:00

    Jam e lumtur që kjo kafshë e pafajshe më në fund gjeti Lirin e munguar.Futeni pronarin e restorantin ne kafaz,të provjë se ç'far eshte ti heqësh Lirin nji qënie të pafajshme .

    Përgjigju
  • Emri: 07/12/2022 12:46

    Do te ishte mire qe ta mbyllin 20 vjet ne kafaz ate kafshen me dy kembe (ju kerkoj falje kafsheve qe i krahasoj me ate qenie te ulet) qe e kishte mbyllur ariun e shkrete. Ta dije edhe ai sa qejf eshte 20 vjet ne kafaz, jo per gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?