20 vite pa asnjë ndryshim, ardhja e Dukës ngriu shpërblimet! Klubet heshtin, futbolli shqiptar parakalohet edhe nga Kosova

21 Prill 2022, 13:11| Përditesimi: 21 Prill 2022, 15:08

  • Share

Situata ekonomike e futbollit shqiptar po rëndohet nga viti në vit dhe si të mos mjaftonte kjo një dorë e jep edhe federata shqiptare e futbollit. Ekipet që marrin pjesë nuk gjejnë motivim as tek fitoret, pasi shpërblimet për trofetë e fituara janë si ‘thërrime’ në krahasim me shpenzimet, që nga ana tjetër sa vijnë e shtohen.

Është fakt që prej ardhjes së Armand Dukës në krye të FSHF shpërblimet për fituesit e trofeve nuk kanë ndryshuar. Në vitin 2002 u vendos që ekipi fitues i Superligës të merrte 100 milionë lekë të vjetër. Kjo shifër vijon të jetë në fuqi edhe sot e kësaj dite. Madje nuk mjafton për të paguar as pagën sezonale të futbollistit më të mirë të skuadrës.

E njëjta gjë vijon të jetë edhe për Kupën, me fituesin që prej 20 vitesh shpërblehet vetëm me 50 milionë lekë të vjetër. Akoma më e rëndë situata për Superkupën, biletat e së cilës administrohen nga federata shqiptare e futbollit, që njëkohësisht nuk shpërndan asnjë kacidhe për skuadrat që luajnë.

Me shumë faj në këtë rast janë edhe klubet, që nuk e ngrejnë zërin për situatën, por zgjedhin për të 6 mandat radhazi të njëjtët drejtues të federatës. Sakaq si pasojë UEFA bëri të ditur së fundmi që kampionati shqiptar është kaluar në renditje edhe nga Superliga e Kosovës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?