Erion Braçe, deputeti PS, ka denoncuar sot përmes një video në rrjetet sociale një rast ku një qytetar është gjobitur me 200 euro në Laprakë për shkak të një njoftimi që ka vendosur në shtyllë.
Braçe nënvizon se kjo situatë nuk është normale, pasi në vend që të shohësh makinat e parkuara në një vend ku nuk lejohet parkimi apo të ndëshkohen ata që hedhin inerte në rrugë, gjobitet një person që ka vendosur një fletë lajmërimi ku jepet një shtëpi me qira.
"Isha rehat ne fshat!Këtu në qytet nuk kuptoj më asgjë! Në një shtyllë në Laprakë;200 mijë lekë-200€ gjobë për një letër A4 vendosur në shtyllë! Po si?
Ja siç e kanë shkruar e siç po ua spjegoj;Krejt normale ta këshillosh e mos e bëj më, por brenda pak orësh kur i ke thënë “ke 20 ditë kohë të mos e bësh më”, ti vesh 200 mijë lekë gjobë është e padrejtë!
Por përtej kësaj;po pse si vini gjoba këtyre që hedhin inerte në rrugë e që i kushtojnë bashkisë e mjedisit pafund? Pse? Pse?Anullojeni se është turp! Nuk është as reklamë e as poster", shkroi Braçe krah videos së postuar.
Komente

Turp keshu do vazhdojme t shtypim ata qe jane t pambrojtur dhe t falim maskaranjte , rrugacerit gangot
PërgjigjuShqetesimi eshte i drejte ! Pushteti lokal ne disa drejtime po "rrjedh" ....Po per qente qe dh..... rrugeve,askund nuk sheh te pakten nje "njoftim" per te ndergjegjesuar dhe penalizuar te zotet e tyre..... Askund nuk ndodh te shikosh dike me qen ne mes te rruges duke ......,bile as edhe ne park ....... Eshte e thjeshte sa nuk behet,nje qese lidhet tek "rripi" qe terheq qenin..... Shume turp qe kjo menyre "bashkejetese" e qeneve dhe te zoteve te tyre me qytetin po vazhdon e tille.
Përgjigju