Një tmerr pa fund. Trupat e pajetë të fëmijëve izraelitë, përfshirë disa të cilëve u është prerë koka raportohet se janë gjetur nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes Izraelite në një komunitet në Izraelin jugor. Ushtarët zbuluan trupat midis shtëpive dhe makinave të djegura pasi terroristët e Hamasit sulmuan Kfar Aza që ndodhet vetëm 200 metra larg kufirit me Gazën. Raportohet për 200 të vrarë, prej të cilëve 40 janë foshnje dhe fëmijë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje
B.K//ReportTv.al