200 kg heroinë në Has, vëllezërit Avdyli dhe mundësi Elis Guri mes 19 të pandehurve në dosjen e prokurorisë

3 Janar 2020, 14:37| Përditesimi: 3 Janar 2020, 19:15

  • Share

Janë mbyllur hetimet për dosjen me nr.339, ku të pandehur janë marë 19 persona, përfshirë këtu dhe dy vëllezërit nga Shijaku Astrit dhe Altin Avdyli. Mes të pandehurve në këtë dosje penale që flet për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, është dhe vëllai i ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, si dhe ish-kampioni në mundje Elis Guri. Ndërkohë hetimet për biznesmenin në kërkim Admir Hoxha dhe Hekuran Hoxhën, vijojnë ende. Pikërisht këta dy persona ishin dhe njerëzit që mbanin kontakte me tre turqit që sillnin deri në Kosovë e Shqipëri sasinë e heroinës. Vendimi për komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve është marë nga dy prokurorët e komanduar në SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët gjatë këtyre ditë por edhe sot, kanë vijuar më komunikimin e akuzave si “Trafikim të lëndëve narkotike” në forma të posaçme, “Grup i strukturuar kriminal”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Kryerja e veprave penale në formën e Grupit të strukturuar kriminale”.

Një burim pranë prokurorisë së posaçme tha për “Shqiptarja.com” se janë në fazën përfundimtare të mbylljes së hetimeve, ku pritet që në fillim të javës së ardhshme dosja ndaj 19 të pandehurve të dërgohet për shqyrtim gjyqësor në gjykatë. Vendimi për mbylljen e hetimeve vjen pas 15 muaj hetime, të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të përfunduara nga Prokuroria e Posaçme e ngritur në muajin dhjetor 2019. Të pandehurit e parë të kësaj dosje kanë qënë Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç, Mustafa Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç, të cilët u arrestuan të parët në fshatin Brenog të Hasit, ku gjetën mbi 200 kilogràmë heroinë. Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes të nàrkotikëve” trafikim i nàrkotikëve” prodhim dhe “tràfikim i lëndëve nàrkotike” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe orgànizatë kriminale. Ndërkohë këto ditë dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi i komunikuan akuzat dhe 19 të pandehurve të tjerë, pjesë e grupit që akuzohet se sillte heroinën nga Turqia në Kosovë, Shqipëri dhe më pas e trafikonte në drejtim të Italisë dhe jo vetëm.

Në këtë dosje i pandehur është marë Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku, Gjevi Ndoka, vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka, por edhe biznesmenin Orges Jahelezi, alias Artan Elezi ose ”Nita” për ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ”Trafikim i nàrkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me nofkën “Cine”, nga Shijaku, Shkëlqim Avdyli, me nofkën “Kiçi”, nga Shijaku, Denis Llaftiu, nga Shijaku, Fatos Llaftiu, nga Shijaku, Hajri Seferi, nga Shijaku, Petro Kuçi, ose Abedin Kuçi, nga Delvina, Ilirjan Prifti, nga Fieri, Elton Shehaj, nga Tirana, Armand Spiro nga Tirana, Astrit Balliu alias Avdyli, Saimir Sulejmani me nofkën “Titi” nga Shijaku, Altin Avdyli me nofkën “Niçja” nga Shijaku, Saimir Gjepali nga Shijaku, Gjevi Ndoka, ose Xhevahir, me nofkën “Xhevi” nga Lezha, Esat Mehmeti me nofkën “Çakja” nga Fieri, Elis Bahushi nga Elbasani, Elis Guri ish-kompion mundje nga Shkodra dhe Artur Balla nga Elbasani.

Si lindi kjo dosje penale
Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë. Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut. Këtij grupi i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis, ku u arrestuan korrierët Ermal Agaj dhe Avni Dhrami.

Në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut” dhe Gjevi Ndoka,vëllai i deputetit të PS Arben Ndokës.  Po, këto hetime nxjerin prezencën e një karteli kriminal, pasi janë 7 grupe kriminale që veprojnë në unisong me njëru-tjetrin, për qëllime të njëjta, trafikun e drogës dhe përfitimin. Këto lidhje qartësohen mes Astrit Avdylit, Altin Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani, të cilët dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike. Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian, dhe vendeve të tjera Europiane.

Gjithashtu fillimisht u identifikuan disa shtetas si bashkëpuntorë të Astrit Avdylit, të cilit ishin Altin Avdyli, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha si dhe personat e tjerë kumunikuesit dhe lidhje e tyre identifikuar si shtetas Esat Mehmeti, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Saimir Gjepali (Shaqo),Daut Çemani (Dadi), Shkëlqim Sufja, Danjan Ndoka, Fatos Llaftiu, Safet Bajri, Astmer Bilali si dhe personave të tjerë tjerë që hyjnë rrishtazi në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale është dhe Jasin allias Avdyli, Shkëlqim Avdyli, si dhe një sërë bashkëpuntorësh të tyre si Denis Llatfiu, Ardit Gjyriqi, Klajdi Llatfiu, Hajri Seferi dhe persona të tjerë si bashkëpuntorë. Në këtë çështje kanë rënë në pranga dhe dy ish-sportistë si Astmer Bilali dhe Elis Guri.

Dosja 339 dhe çështja e blerjes së votave
Nuk ka qytetar shqiptar që mos ketë dëgjuar gjatë këtyre dy viteve, një herë të vetme numrin 339 dhe 339/1, numra këto që simbolizojnë dy dosje penale, të cilat janë hetuar prej më shumë se dy vite e gjysëm nga Prokurorët e Krimeve të Rënda. Për prokurorinë këto janë dy dosje të zakonshme, e cila në disa momente ka hetuar dhe ka vepruar shpejt, ndërsa në disa momente të tjera dhe për individë të caktuar,nuk ka vepruar me shpejtësi,duke u ankuar dhe argumentuar se s’ka oficerë për të bërë transkiptimin e 700 cd me biseda të përgjuara. Organi i akuzës ka zgjedhur të luajë me dy porta me këto çështje.

Ndërsa për sa i përket dosjes me numër 339 prokuroria urdhëroi arrestimin e 44 personave, mes tyre dy ish-deputetëve të PS Arben Ndoka dhe Arben Çuko, disa turqve dhe disa baronëve shqiptarë të trafikut të Heroinës nga Turqia, Kosova, Shqipëria në Itali. Akuzat ndaj të arrestuarve varionin në “Shpërdorim detyre”, ”Falsifikim dokumentash”, “Korrupsion pasiv i funksionareve të lartë”, ”Trafik droge kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale për llogari të grupit të strukturuar kriminal”. Por teksa kjo dosje me nr. 339 u finalizua me 44 arrestime, ajo nxori në dritë dhe një procedim të dytë, siç ishte dosja me nr.339/1, ku objekti i hetimit të saj ishte fokusuar në dy akuza, atë të “Korrupsionit zgjedhur” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Veprimtari kjo e ndodhur në fushatën elektorale gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.Deri në këto momente nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë çështje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?