Skerdi Tase

Kronikë

'200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit', Skerdi Tase: E kam dëgjuar në takimin që kam bërë me Henrikun dhe Nuredinin

15 Korrik, 18:52| Përditesimi: 15 Korrik, 20:56

  • Share

Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, ku tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Tase ka rrëfyer disa ndjekjet e shumta që u bënin ‘viktimave’ përpara se të vepronin.

Pjesë nga diskutimi:

Avokati Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?

Skerdi Tasi: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.

U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua. Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.

Avokati Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?

Skerdi Tasi: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.

Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit. Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.

Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë. Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat. 


Lajmi kryesor:

‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi


S.B/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?