Nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ndryshimet e propozuara në ligjin për Turizmin u prezantuan në Komisionin e Veprimtarisë nga zëvendësministrja Vilma Bello, e cila shtojë se synohet formalizimi i sektorit.
“Në projektligj synohet saktësimi dhe parashikimi i masave administrative për të gjitha veprimtaritë turistike. Rishikimi i këtij ligji ka ardhur si rezultat i evidentimit të një sërë problematikash, që janë operimi si struktura akomoduese në mënyrë informale i dhomave, apartamenteve, apo vilave, duke cenuar konkurrencën me subjektet formale por edhe cilësinë së shërbimit”, u shpreh Bello.
Pas regjistrimit këto struktura duhet të aplikojnë për të marrë certifikatën e kategorizimit, në të kundërt gjobiten nga 20 mijë lekë deri në 400 mijë lekë në varësi të numrit të dhomave. Zëvendësministrja e Turizmit, dha në komision shifra mbi numrin e strukturave që ushtrojnë aktivitetin në paligjshmëri.
“Ne e kemi një informacion të tillë, si struktura në total aktualisht janë 4556, nga të cilat në Tiranë janë 1294 dhe këto janë të paformalizuar. Nga të dhënat që vijnë nga AirBNB, janë 3000 apartamente të pa certifikuara dhe standardizuara. Ndërsa si struktura të kategorizuara janë 1500”, tha zëvendësministrja e Turizmit.
Në projektligj parashikohet edhe regjistrimi elektronik i klientëve me të dhënat mbi, netët e qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, me synim pasjen e një panorame të plotë mbi turizmin në vend. Kur të dhënat deklarohen të pasakta subjekti gjobitet me 100 mijë lekë, ndërsa gjoba është 150 mijë lekë kur nuk deklarohet numri i saktë i pushuesve.
Këto ndryshime pritet të ulin informalitetin në sektor, pasi nga 10.1 milionë të huaj që erdhën në vend, në strukturat akomoduese të regjistruara fjetën sipas shifrave vetëm 1.4 milionë të huaj. Aktualisht ministria e Turizmit ka nisur diskutimet për strategjinë e re të turizmit deri në 2030, ku në fokus do të jetë turisti elitar dhe jo rritja e shifrave.
Fillojeni me bumin e pallateve dhe cmimet e tyre.Jo te gjithe blihen nga emigrante e te huaj e kycen qe t'a kene nje shtepi pushimi per vete.
PërgjigjuPo sikur vizitori largohet dhe shkon ne nje rezidenc ngjitur tjeter i bie ne gjyq hidhet vizitori/klienti apo e paguan vizitori gjoben ? Si e kane parashikuar legjendat kete gje !
PërgjigjuPo per ata qe hudhin cakull ne det dhe te duket sikur po lahesh ne lume a keni mendu me i gjobit?
PërgjigjuZonja z/ministre hajdutët i ke në terren! Janë punonjësit tuaj që marrin para prej pronarëve të hoteleve për të mos deklaruar pushuesit që kanë në hotele! Shtetit ju ikin miliona leka për ms deklarimet të dakta,që që hajdutët e terrenit marrin para,në mënyrë abozive,që kërrkush nuk i kontrollo,me atë gjobë pronarët tallin bythen,dhe deklarojnë dhoma,apo pushues më pak sa ç'kanë.Shteti duhet kontroll të fuqishëm dhe jo me njërëz të korruptuar,gjdo pronarë deklaron shum më pak dhoma se sa kanë.
Përgjigju