Varr i rezervuar në Tufinë

200 mijë lekë për një varr në Tufinë, prokuroria e Tiranës kërkon 7 vite e 6 muaj burg për 5 të akuzuarit! Për drejtorin e shërbimeve funerale vijon procesi

28 Shkurt 2023, 14:36| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 14:40

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës. Të pestë ata kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që i akuzuari kryesor drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eliodor Ndini, vazhdon betejën me drejtësinë pasi nuk ka pranuar gjykim të shkurtuar.  Prokuroria ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg për 5 personave si më poshtë:

Alban Ajazi kërkohet dënimi me 2 vite burg, 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe "Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike"

Bujar Lica kërkohet 1 vit burg, të vuajë 9 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. Akuza "Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike"

Gazment Daja kërkohet dënimi me 2 vite burg, 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe "Korrupsion pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike"

Latif Shehu,  kërkohet dënimi me 2 vite burg, 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës".

Fatjon Gjonaj kërkohet dënimi me 6 muaj burgim, e konvertruar në 8 muaj shërbim prove.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit 200 mijë lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës. Nga 12 masa sigurie, janë ekzekutuar 10 prej tyre, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu, nga këqyrja e aparateve celulare të personave të përfshirë në këtë skemë korrupsioni, dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj. Po ashtu nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muzaka i Ri: 28/02/2023 15:21

    Elidon Ndini nuk kishte ngrohur akoma karriken si drejtor, ku i njohu kaq shpejt kush ishim spihunet dhe kush te besuarit qe te bente "korrupsion". Dy muaj nuk gjen dot deren e zyres jo nashkepunwtore,po hajt gjeten nje dhe futja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?