Franco Mastantuono

Sport

200 milionë eurot e Champions League s'mjaftojnë, 'xhevahiri' i River Plate është shumë i shtrenjtë për Interin

14 Maj, 15:54| Përditesimi: 14 Maj, 15:55

  • Share

Interi është një klub kursimtar për një gjigant të futbollit evropian, pasi për shumë vite nuk ka shpenzuar as afër të njëjtës shumë për blerjet e lojtarëve si gjigantët e tjerë nga "ajka" e madhe e futbollit.

Klubi italian bëri blerjen e fundit të madhe në vitin 2019, kur afruan Romelu Lukakun për 74 milionë euro dhe që atëherë ata kanë paguar diçka më shumë se 40 milionë euro për Achraf Hakimi. Zikaltërit i shitën të dy lojtarët shumë shpejt me një fitim jo të madh dhe pas këtij sezoni, në të cilin Interi fitoi 200 milionë euro vetëm në Ligën e Kampionëve, nuk do të ketë shpenzime të pamenduara.

Interi është vetëm një nga një numër i madh klubesh të interesuara për lojtarin 17-vjeçar të River Plate, Franco Mastantuon, për të cilin River Plate thuhet se kërkon rreth 45 milionë euro për ta lënë të lirë.

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti u përgjigj shpejt se Interi nuk do të hynte në beteja të tilla ekonomike.

"Mastantuono është një lojtar që çdo klub do të donte ta kishte, sepse ai është një talent i jashtëzakonshëm. Megjithatë, ai është shumë i shtrenjtë për Interin, veçanërisht për dikë që është vetëm 17 vjeç", tha Zanetti për AS.

Megjithatë, Interi do ketë mundësi të forcojë skuadrën për Kupën e Botës për Klube, pasi raportet në Itali sugjerojnë se po i afrohet arritjes së një marrëveshjeje me Marseille për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, brazilianit Luis Henrique.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?