200 të burgosurit shqiptarë në Britani drejt burgjeve në Shqipëri, avokat Hasani nga Londra: Jo ‘rigjykim’ vendimeve të gjykatave britanike

24 Maj 2023, 20:31| Përditesimi: 24 Maj 2023, 20:43

  • Share

Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së transferimit të të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe për avokatin shqiptar në Londër, Naim Hasani, është edhe një tregues se tonet e marrëdhënieve mes dy vendeve po normalizohen. Në një lidhje me Skype për Report Tv në emisionin ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hasani thotë se zbatimi i kësaj marrëveshjeve e ndihmon shumë Britaninë e Madhe për shkak të mbipopullit të burgjeve atje.

“Nëse ata dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre për të vuajtur dënimin atëherë marrëveshja është atje dhe ata që janë dënuar me mbi 4 vite mund të transferohen.  Ka një mbipopullim të jashtëzakonshëm të burgjeve në Britaninë e Madhe.  Faktikisht nuk bëhet fjalë për ekuivalentim të dënimit. Është thjesht vetëm vuajtje e dënimeve të dhëna nga gjykatat. Britania ka marrë garanci se vendimet e gjykatave britanike nuk do të vihet në diskutim dhe do të çohet deri në fund. Marrëveshja është thjesht për vuajtje të dënimit”, tha Hasani.

Ai u shpreh se janë mbi 1300 të burgosur shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Fatkeqësisht një prej vendeve kryesore të huaja që përbën numrin më të madh të të burgosurve është Shqipëria. Por lajmi i mirë është se ka një rënie drastike e numrit të shqiptarëve që udhëtojnë me gomone”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, avokati Naim Hasani.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?