Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur janë angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë, në vendet ku vazhdojnë akoma vatrat e zjarrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se shuarja e zjarreve nuk është beteja vetëm e Forcave të Armatosura, por edhe e çdo qytetari dhe e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.
"Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi. Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë", shkruan ministrja Xhaçka.
M'e revolton tej mase zjarrvenia e pervitshme ne gjithe territorin e Shqiperise sone. Duket qartazi qe kontrolli shteteror mbi territorin cedon ne menyre te pafalshme.Dora e zeze qe i ve flaken zonave pyjore eshte dore antishqiptaresh te perbetuar.Kurre nuk mund te bjere zjarr,sado vape te jete,pa nje dore te zeze qe krijon shkendijen.Uroj,ne dhimbje,qe ky makabritet me natyren te mos perseritet me;qe zjarrvenesit te kapen dhe konfiskohen me gjithsej .
Përgjigju