2021 më shumë investime të huaja në industrinë nxjerrëse, kaluan 1 mld euro

25 Mars 2022, 22:50| Përditesimi: 25 Mars 2022, 23:00

  • Share

Pasojat e rënda të krijuara nga pandemia në vitin 2020, duket se në vitin që lamë pas janë zbehur pjesërisht. Përveç rikuperimit ekonomik, sipas Bankës së Shqipërisë në vitin e kaluar janë rritur edhe investimet e huaja direkte.

Konkretisht deri në fund të muajit dhjetor 2021 investimet e huaja direkte kapërcyen shifrën 1 miliardë euro, duke u rritur me 94 milionë euro në raport me vitin 2020. Megjithatë, nuk janë arritur shifrat e vitit 2019, kur totali i investimeve ishte 42 milionë euro më shumë.

Sipas të dhënave të bankës qendrore  hovin më të madh në investime në vitin 2021, e ka pasur sektori i industrisë nxjerrëse dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme, ndërsa situata është përkeqësuar tek investimet në energji, kjo edhe për shkak të përfundimit të projektit të gazsjellësit TAP.

Rreth 274 milionë euro është vlera e investimeve në industrinë nxjerrëse, duke u rritur në raport me vitin 2020 kur ky sektor u godit nga pandemia.

Më pas është aktiviteti i pasurive të paluajtshme që në vitet e fundit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, dhe në të janë investuar 191 mln euro, për të vijuar me aktivitetet financiare me 152 milionë euro, ndjekur nga industria përpunuese dhe tregtia me shumicë me në total 156 milionë euro.

INVESTIMET SIPAS SEKTORËVE

Industria nxjerrëse            274 mln euro

Pasuri të Paluajtshme       191 mln euro

Aktivitetet financiare        152 mln euro

Industria përpunuese          94 mln euro

Tregtia me shumicë              62 mln euro

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

Viti 2019        1.07 mld euro

Viti 2020         937 mln euro

Viti 2021        1.03 mld euro

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?