2022 erdhi! Synimet që duhet t’i vendosni vetes për vitin që hyri

1 Janar 2022, 14:19| Përditesimi: 1 Janar 2022, 14:21

  • Share

Pas një bilanci që të gjithë njerëzit bëjnë në mbyllje të viti që ikën, për vitin e ri që erdhi të gjithë kanë synime dhe objektiva të qarta që duan të arrijnë. Synimet mund të jetë familja, karriera, përmirësimi i vetes, shëndeti apo çdo gjë tjetër që për ju ka rëndësi. Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtë vit të kaluar, ju keni fuqinë brenda jush për të arritur qëllimet tuaja. Ju inkurajojmë që të mbyllni kapitullin në vitin 2021 dhe të përdorni mësimet që keni marrë për të arritur qëllimet që synonin për 2022. Ja disa mënyra se si të jeni më të qartë për synimet tuaja dhe të fokusoheni në to.

Shkruani qëllime specifike. Sa më i përqendruar të jetë qëllimi juaj, aq më shumë do të ndiheni të motivuar për ta realizuar atë. Nëse një qëllim është shumë i paqartë, mund të jetë e vështirë të dish kur mund të fillosh.

Qëllimet duhet të jenë të matshme. Ndërsa shkruani qëllimin tuaj, duhet të siguroheni ka një mënyrë se si mund ta masni. Duhet të jeni në gjendje të ndani qëllimin në piketa specifike përgjatë rrugës për të ndjekur progresin tuaj.

Bëni qëllimet tuaja të realizueshme. Siguroheni që qëllimet tuaja të përcaktojnë shumë qartë se çfarë do bëni konkretisht. Ky lloj qëllimi do t’ju nxisë të veproni. Kjo do t’ju ndihmojë gjatë gjithë vitit të qëndroni të motivuar.

Qëllimet e guximshme që kanë rrezik brenda janë më të mira sesa ata të sigurta. Ju sfidojmë që ndërsa shkruani qëllimet tuaja për këtë vit tjetër, t’i bëni të tilla që edhe t’ju sfidojnë. Nëse vendosni qëllime që e dini se mund t’i arrini nuk po e detyroni veten të sfidoheni.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?