Sociale

2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë

6 Janar, 16:55| Përditesimi: 6 Janar, 17:04

  • Share

Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, janë vendosur piketa të reja për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si një element kyç i identitetit tonë kombëtar.

Ky vit i veçantë ka shërbyer si një moment reflektimi mbi rëndësinë dhe vlerën e gjuhës sonë, si një pasuri që na bashkon kudo në botë, shkruan kryeministri Rama në facebook.

Gjithashtu, janë hedhur hapa konkretë për të mbështetur mësimin e shqipes në diasporë, duke zhvilluar plane që sigurojnë përhapjen dhe forcimin e përdorimit të saj në komunitetet shqiptare jashtë vendit, shton Rama.

Përmes këtyre përpjekjeve, gjuha shqipe vazhdon të jetë një urë që lidh shqiptarët dhe një simbol i përbashkët i identitetit tonë kombëtar.

'Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar

Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë', thotë Rama.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/01/2025 01:40

    Ku i vendose /piketat/ e gjuhes shqipe o z.Rama,tek /pedonalet/?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?