20-vjeçarja lind fëmijën në avion dhe e braktis në koshin e mbeturinave të tualetit, arrestohet e reja nga Madagaskari

3 Janar 2022, 14:53| Përditesimi: 3 Janar 2022, 14:59

  • Share

Një 20-vjeçare nga Madagaskari ka braktisur djalin e saj të porsalindur në koshin e mbeturinave të tualetit të një avioni. Foshnja u gjet nga stafi i aeroportit në Mauritius, ndërsa 20-vjeçarja u arrestua nga policia, raporton BBC.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar. Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin e foshnjës, kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor.

Ata vunë re se kishte një letër higjienike të lyer me gjak dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim. Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Gruaja malagaziane, e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?