20-vjetori i ndarjes nga jeta të babait të saj , Vesa Luma përlot me dedikim

22 Shkurt 2022, 01:52| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 01:53

  • Share

Kanë kaluar 20 vjet që nga ndarja nga jeta e babait të Vesa Lumës dhe këngëtarja ka shënuar rastin me një dedikim prekës në llogarinë e saj në Instagram.

Dy dekada kanë kaluar që nga humbja e babait po dhimbja për vdekjen e tij vazhdon të jetë po aq e madhe.

Përmes një Instastory ajo ka shkruar:

“Na mungon babi. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?