Tirana do të ketë një qendër të re kulturore për të rritur e fëmijë. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës direkt pasi ‘Cirku’ performoi në rrethe pa dieta.
“Në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, po studiohen të gjitha mundësitë për hapësirën ku do të jetë Cirku i ri Kombëtar, që nuk do të jetë thjesht një çadër por një qendër kulturore, një pol I ri për të rritur e fëmijë.
Por deri në arritjen e këtij synimi, është emergjente gjetja e një hapësire të përkohshme që të kthejë në eficencë institucionin e Cirkut Kombëtar, që të përmbushë kërkesat e tyre jo thjesht për shfaqje, por edhe ato ndihmëse, të cilat janë jetësore për artistët.
Në bashkëpunim me vetë artistët po shohim ambiente që i përshtaten kërkesave të tyre. Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë artistët e Cirkut për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e kësaj situate.”- thuhet në njoftim.
Kujtojmë se artistët performuan pa dieta e përkrahje, ishin këto shfaqjet që ulën siparin, për mbi 50 aktivitete që artistët e Cirkut, mbajtën në 6 mujorin e fundit, me vështirësinë e ambientimit të skenave lëvizëse në rrethe, ku siç rrëfejnë mund të shpalosin vetëm pjesërisht numrat e tyre.