21 bashki nuk denoncuan asnjë rast korrupsioni, Fino kërkon listën: Të merren masa

13 Maj 2020, 17:18| Përditesimi: 13 Maj 2020, 17:58

  • Share

21 bashki nuk kanë dorëzuar raporte në ILKDPI gjatë 2019 për hetimet dhe sinjalizimin e rasteve të korrupsionit në sektorin publik dhe privat, parandalimin apo mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë gjithë rastet e abuzimeve në administratë. Shkëlqim Ganaj e ngriti shqetësimin, ndërsa deputeti Bashkim Fino kërkoi listën e bashkvie dhe marrjen e masave për nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk ka pasur asnjë vonesë për verifikimin e deklaratave të pasurisë të kandidatëve për Gjykatën kushtetuese kur ato janë kërkuar nga organet e drejtësisë është përgjigja e kryeinspektorit në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga deputeti Ulsi Manja.

Në këtë raportim thuhet se në periudhën janar - dhjetor 2019, ka përfunduar verifikimin për 220 subjekte të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa sipas kryeinspektorit Ganaj ky proces do të mbyllet në fund të muajit maj.

Pezull ka ngelur procesi i deklarimit online, për të cilën ILDKPI ka shpjeguar se janë në fazën e tenderimit të kompanisë, por ende nuk ka nisur procesi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?