Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka bërë një koment edhe për vendimin e Gjykatës së Lartë e cila urdhëron SPAK që të nisë hetime për 21 janarin. Ai nënvizoi se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin nuk është detyrues për SPAK-un, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.
“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika. Nëse e mbani mend, ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe SPAK-u shpalli moskompetencë që do të thotë se nuk kishte prova fajësie për Berishën dhe Bashën. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Dosja e '21 janarit' do të hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë urdhëron: Të regjistrojë procedimin penal për Berishën, Bashën e Prendin
B.K/ReportTv.al