Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në Report Tv ka komentuar deklaratat e Metës dhe Bashës për 21 janarin. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Braçe tha se opozita ka kaluar në gjendje halucinante, ku Meta sot akuzoi Bashën se ishte përgjegjës Basha, ndërkohë q ëmë herët Basha bënte përgjegjës Berishën.
Deputeti socialist me ironi u kërkon të mos kacafyten me njëri-tjetrin, por të shkojnë në SPAK dhe të tregojnë çfarë dinë për njëri-tjetrin.
"Atëherë thonin Rama u fsheh, çfarë përgjegjësie ka një njeri që u fsheh. Kalojnë në gjendje halucinante. Sa dëgjojnë që SPAK fillon të veprojë, kalojnë në veprime halucinante. Sot dëgjova që përgjegjës ishte ministri i brendshëm. Ndërkohë më herët kam dëgjuar ministrin e Brendshëm që bënte përgjegjës Berishën dhe këtë që kishte fol sot. Për të gjithë këta kam vetëm një lutje. S’kanë pse kacafyten më njëri tjetrin, të shkojnë të bëjnë dëshminë, çfarë dinë për njëri tjetrin, të shkojnë të japin dëshminë, janë personazhe të dorës së parë, ish-kryeministri, ish-ministri i Brendshëm, Meta ishte personazhi kyç pranë qeverisë dhe të dyve. Nëse kanë ndonjë gjë ta ndajnë atje me prokurorët. Ne na duhet që SPAK të kryejë një hetim gjithëpërfshirës si në të treja akuzat që ka ngritur. Gjyqi popullor ka ndodhur, ka pasur deklarata që e kanë marrë përgjegjësinë vetë. Duhet një procesi rregullt ligjor, gjithëpërfshirës dhe që të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe jo me interesat e politikanëve. Dua të di kush ka urdhëruar, kush ka ekzekutuar urdhrin duke vrarë 4 protestues, plagosur 12 të tjerë", tha Braçe në Report Tv.
Lajmi kryesor:
21 janari, Erion Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim
SI.E.//ReportTv.al