Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv thotë se vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 duhet të hetohet. Imeraj tha për gazetaren Marsela Karapanço se 21 janari duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme askohe, ndërsa thekson se edhe vetë publiku duhet të dije se pse u vranë 4 persona të pafajshëm.
‘E kam bindje juridike dhe ligjore. 21 janari duhet të hetohej në kohën që ka ndodhur, largimi në kohë zbeh edhe mundësinë e marrjes së provave. Kanë ndodhur procese gjyqësore të pakthyeshme. Legjislacioni aktual nuk rëndon pozitën e një personazhi të dënuar. Për këto arsye është e vështirë të arrihet në konkluzion, 21 janari në kohën kur ka ndodhur, zyrtarët e lartë kanë qenë kompetencë e prokurorisë së përgjithshme e cila duhet të kishte kryer detyrën për ta hetuar. E rëndësishme është të hetohet. Në fund të fundit edhe publiku ka të drejtën e botës për të zbuluar: Pse u vranë 4 persona jetë të pafajshme, vetëm për faktin se kanë dalë për të protestuar. Dua ta theksoj Berisha është thirrur në prokurori për rastin e 8 janarit që ka të bëjë me përplasjen te PD- sëzyrtare dhe jo zyrtare dhe jo 21 për janarin.’- tha Imeraj.
Lajmi kryesor:
Elisabeta Imeraj në Frontline Interview: Pritshmëria për SPAK e madhe, por s’është e vetmja që duhet të lulëzojë! Ndryshimet në drejtësi, mund të jenë edhe pozitive
M.Q.//ReportTv.al