Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi

'21 janari'/ Padia për Prendin përfundon në Administrative, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë

6 Nëntor 2018, 15:22| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 16:14

  • Share

TIRANË- Padia e Gardës së Republikës ndaj ish-kreut të saj Ndrea Prendi për të dëmshpërblyer tre nga katër viktimat e 21 Janarit nuk do të gjykohet nga dhoma Civile e Tiranës por në Gjykatën Administrative.

Ka qenë gjyqtarja Manjola Xhaxho e cila këtë të martë ka vendosur të shpallë moskompetencën për këtë gjykim duke e kaluar dosjen në Administrative.

Më 10 tetor 2018 Garda e Republikës paditi Prendin me objekt “Kthimin e Gardës së Republikës, shumën prej 65, 356, 267 Iekë, si dëmshperblim i paguar nga ky institucion për shkaktimin e humbjes së jetës së të ndjerit Faik Myrtaj, në ngjarjet e 21 Janarit të 2011. 2. Detyrimin e të paditurit Ndrea Prendi, t'i kthejë Gardës së Republikes shumën prej 680.101 lekë për shërbimin e permbaruesit privat. 

Të njëjtën padi Garda e ka bërë dhe ndaj ish gardistit Agim Llupo të dënuar me tre vite për vrasjen e 2 protestuesve po në protestën e 21 janarit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?