’21 janari’/ Ish-prokurorja Imeraj: Dështim i drejtësisë, ata që s'e hetuan, duhet të dorëhiqeshin! Qefalia: U penguan të merrnin provat

7 Mars, 22:36| Përditesimi: 8 Mars, 08:18

  • Share

Të ftuarit në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv diskutuan lidhur me hetimet për çështje të cilat kur kanë kaluar shumë vite ende nuk janë zbardhur duke mos u dhënë drejtësi, si rasti vrasjes së 4 protestuesve në 21 janar 2011 dhe masakrës së Gërdecit.

Ndërkohë që në 12 mars, pritet që Gjykata e Lartë të vendosë nëse SPAK apo Prokuroria e Tiranës duhet të hetojë '21 janarin', ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tha se kur ka kaluar kaq shumë kohë nga ngjarja bëhet edhe më i vështirë hetimi.

“Janë detaje teknike që e vështirësojnë për t’u hetuar rastin në 2024-ën. Unë personalisht, kam firmosur rifillimin e hetimeve për çështjen e 21 janarit në vitin 2021 ku përfshihej edhe një ekspertim që duhej të bëhej. Historia që mos hetimi apo devijimi në hetim i 21 janarit është dështim i drejtësisë totalisht për shkak se ka 4 viktima. Duhet të ishin hetuar në kohën kur ka ndodhur. Që të themi sot se presim ta zgjidhë Gjykata e Lartë ndërkohë që kanë ndodhur kaq devijanca në raport me atë çfarë mund të përfitojmë nga hetimet...është një pritje shumë e madhe e atyre njerëzve që presin të marrin drejtësi. 21 janari duhet të ishte hetuar kur ka ndodhur”- tha Imeraj.

Më tej ajo shtoi se prokurorë të cilët duhej të kishin dhënë dorëheqjen pasi nuk kanë kryer siç duhet hetimet për 21 janarin, sot janë në majat më të larta të bërjes së vettingut.

“Këta prokurorë që kanë patur çështjen duhet ta kishin hetuar. Përndryshe nëse ishin penguar, duhet të jepnin dorëheqjen dhe t’i linin vendi një prokurori që e hetonte. Ata prokurorë që kanë patur çështjen e para kanë kaluar vettingun dhe janë në majë të bërjes së Vettingut. 21 janari duhet hetuar dhe nëse prokurori që ka çështjen, intimidohet, le të japë dorëheqjen pra mos të kompleksohet”- shtoi ish-prokurorja.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia tha se prokuroria u pengua të merrte provat pas ngjarjes së rëndë para kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha asokohe ndërsa theksoi se edhe sot pas 13 vitesh, nuk është bërë drejtësi për një vrasje shtetërore.

“Prokuroria është penguar të marrë provat në momentSa herë kalphet te ai trotuar ka gjak të pafajshmish ndërsa sot drejtësia nuk ka një emër dhe nuk mund të bëhet me procedurë. Kemi të bëjmë me vrasje shtetërore dhe këta emra përgjegjës duhen vënë para drejtësisë. Nuk e kemi ne kryeministrin kryeprokuror se na thonë ne pse nuk i fusni në burg”- u shpreh deputeti.

Të njëjtin qëndrim ish-prokurorja e mbajti edhe përsa i takon hetimeve për dosjen e Gërdecit duke deklaruar se fakti që ka kaluar shumë kohë nga ngjarja, vështirëson kryerjen e hetimeve. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 08/03/2024 07:06

    jane ne majat e berjes se vetingut sepse mund te kene kongjeluar provat e skenes se krimit dhe gjykata e larte dihet qe nuk eshte gjykate fakti dhe nuk ka nevoje te dal cdo prove te bind trupen gjykuese per riberjen e procesit. Ka vetem mjegull procedurale sepse mund te kete edhe deshmitare ne azil

    Përgjigju
  • Linda: 07/03/2024 23:58

    Shume e drejt se ne Spak po shkojn vetem ata qe punojn ata qe i gjeten aq te thella rrenjet e korrupsinit nga qeverisja Berisha ku deri sot ketyre te sotmeve ju ngeli ne dore korrupsioni! Sot ata qe nuk u denuan per ato krime njerezore dhe ekonomike jane shnderruar ne kobra me dy koka dhe neperka djallezore duke tradhetuar pa pik turpi vendin e tyre! E gjithe gjykata te shkarkohet dhe te hetiohen fijet e tyre deri ku shkojn! Drejtesin dhe shtetin e ka kapur Berisha+ Meta+ Sude Tabaku+ Monika Kryemadhi keta palaco cirku qe luajn teater gjithe diten!

    Përgjigju
    • Besi: 08/03/2024 08:06

      avash avash paske dell per te shkruar po nuk jane kriminele te hetohen si organizate mafioze mjaftojne dy tre komisione hetimore ne kuvend per kedo qe e mendon veten mbi ligjin edhe per deputetet sepse ky eshte thelbi i drejtesise me peshore ne dore dhe sy te lidhur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?