Politikë

21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë

21 Janar, 21:42| Përditesimi: 21 Janar, 22:17

  • Share

TIRANË- Ky 14-vjetor e gjeti ndryshe 21 janarin, me dosjen në duart e SPAK dhe një vendim të Strasburgut që e ka quajtur qartë krim shtetëror. Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin 'Repolitix’ në Report Tv, thotë se autorët e këtij krimi shtetëror, Berisha dhe Basha, vijojnë ende të jenë në politikë edhe pse Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë.

Meçe, i cili ka marrë pjesë në protestën e 21 janarit 2011, thotë për gazetarin Denis Minga se Berisha dhe Basha vranë qytetarët e këtij vendi ende flasin për demokraci.

“Strasburgu e ka cilësuar vrasje shtetërore. Kjo ishte arsyeja pse e mori SPAK. E vërteta është se familjarët e Aleks Nikës së bashku me PS, kanë bërë denoncime në SPAK që ta marrë para Strasburgut, dhe SPAK e ka kundërshtar për mungesë kompetencë se ishte në hetim nga Prokuroria e Tiranës për vrasje nga pakujdesia. Autorët e krimit shtetëror vazhdojnë të jetë në politikë edhe pse kemi një vendim nga Strasburgu që i ka vënë vulën përgjegjësisë penale të këtyre personave. Në këtë fazë është përgjegjësi politike dhe më pas me vendimmarrja e GJKKO është përgjegjësi ligjore. Përgjegjësia politike është, Berisha me Bashën kanë vrarë qytetarët. Kur thotë krim shtetëror për gjithë infrastrukturën me kryeministër Berishën.

Berisha dhe Basha vazhdojnë të jenë në politikë dhe flasin për demokraci, kur Strasburgu i ka certifikuar si kriminelë. Kush duhet instancë më e lartë në botë që ti certifikojë krimin. Këtu përfundon dhe mbaron pozicioni politik i tyre”, tha Meçe në Report Tv.

Avokati Marash Logu thotë se Rama përdori protetsuesit për inetersat e tij politike dhe më pas i shiti.

"Hyrja në aleancë me metën, që ishte edhe shkaku pse u thirr protesta, kujtojmë videopërgjimin meta prifti, bën që PS të krijojë dy palë, sikur njëra kërkon drejtësi dhe tjetra sikur s’do të hetohet kjo çështje. Ina Rama është përfshirë në mënyrë të pashoq në këto hetime, është kërkuar edhe ndihma e SHBA, FBI zbuloi se nëpërmjet armës së Ndrea Prendit ishte vrarë Faik Myrtaj. Kemi dy të zbardhuara dhe 2 të pazbardhura. Janë mbledh 500 gëzhoja, janë thirr 92 persona për këtë çështje. Për, Aleks Nikën është dërguar në disa shtete, laboratorë kriminalistikë, është kërkuar në mënyrë të vazhduar. Ka përparuar teknologjia në atë masë sa ne të kemi konkluzion tjetër. Është ai që i thirri, që i përdori, i shiti për interesa elektorale”, tha Logu.

Ora 22:16
21 janari në SPAK, Elezi: Duhet hetuar zinxhiri komandues, kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve?

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi komenton hetimet e SPAK për 21 janarin, ndërsa sipas tij duhet të thirren edhe organizatorët e protestës që nga kryeministria Rama, asokohe lideri i PS në opozitë, deri tek Erion Veliaj. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Elezi thotë se duhet hetuar zinxhiri komandues dhe të zbulohet a ka pasur apo jo urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve.

"Do jetë e pazbardhur si ngjarje të niveleve të larta. Politikan të niveleve të larta po ti hapen këto gjerat, hapen shumë e shumë gjëra të tjera, kjo është arsyeja që ka një kod të heshtur. Po të ketë disa parametra minimalë të funksionimit të një shteti, ata personat që kanë qenë atë ditë në krye për ruajtjen, kanë protokolle si veprohet.

Merren personat dhe pyeten, nga kush e more urdhrin, po doli zinxhiri i urdhrave. Duhet ndarë  ka zinxhir urdhrat, se ata kanë hetimet, ta ndajnë e ta gjejnë. Po ta analizojmë 21 janarin në komponentë. A ka pas mundësi për t’u zbardhur në atë kohë. Tablatet, siç u trajtua situata në atë kohë dhe e dyta për zinxhirin e urdhrave, mund tu referohesh tabulateve, por ato kanë një procedurë se si merren. Janë gjurmë që lihen. Si kanë marrë, po të vërtetojnë komunikime të person të larta. Duhet të merreshin për Ramën, për të gjithë.

Garda s’ka gjuajtur kuturu, s’ka gjuajtur tek ata që u futën te gardhi. Pastaj kam thënë ca janë këta njerëz që gjuajnë e vrasin protestues. Nëse këta duan të bëjnë drejtësi, duhet t’i referohen organizatorëve, duke thirrur Ramën, Veliajn, Tahirin, edhe nga krahun tjetër, duhet thirrur zinxhiri a ka pasur urdhër apo s’ka pasur", tha Elezi. 

Ora 22:08
Avokati në ‘Repolitix’: 21 janari u bë për ego politike! Berisha kërkonte të mbante pushtetin, Rama të bëhej kryeministër

Avokati Leonard Karaj i ftuar në Report Tv thotë se ishte egoja politike që bëri që protesta e 21 janarit të të degjeneronte në dhunë dhe pastaj të kishte edhe 4 të vrarë. Karaj shprehet se Berisha luftonte për të mbante pushtetin, ndërsa Rama kërkonte të vinte në pushtet.

“Do ta kenë të vështirë që në harkun kohor të 15 viteve të bëjnë të gjitha provat hallka të një zinxhiri që të mos shkëputet kur të shkojë në gjykatë. E di si e shoh 21 janarin, ego politike të atyre që ishin jashtë dhe brenda, njëri për të mbajtur pushtetin dhe tjetri për të ardhur sa më shpejt në pushtet. Kjo ego bëri që ajo protestë të degjeneronte në dhunë dhe pastaj të kishte edhe 4 të vrarë”, tha Karaj.

Ora 21:53
Meçe në ‘Repolitix’: U shpalla puçist më 21 janar! Berisha i tha prokurores, lavire dhe s’lejoi hetimet

Arben Meçe, një prej protestuesve të 21 janarit, i ftuar në Report Tv thotë se u shpall puçist dhe u përndjek nga policia asokohe. Në emisionin ‘Repolitix’, Meçe kujton se Berisha pengoi hetimet.

Madje, Meçe risjell në vëmendje edhe deklaratat e Berishës ndaj prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Rama, të cilën e quajti lavire.

"E turpshme që të mbrohet vrasja shtetërore. Kuvendi bëri komision të posaçëm parlamentare, jo arrestime që u bënë, por bëri edhe komision të posaçëm ku shpallu grushtin e shtetit, puçistët. A keni dëgjuar që për atë bllokun, cili është vendimi i Apelit dhe Gjykatës së Lartë.

Berisha i tha lavire prokurores dhe nuk lejoi bërjen e hetimeve. Të thuash se ka patur hetim atë ditë dhe gjykim është e turpshme sot, vetëm të tillë s’ka patur. Strasburgu dhe vendimin dhe SPAK e ka marrë vendimin për ta tërhequr dosjen vetëm pas Strasburgut. U shpalla puçist dhe nuk e di ca kam hequr unë nga këta njerëz, më ka ardhur nga pas ajo polici, të dalin njerëzit këtu e të thonë që është hetuar, kjo nuk është e vërtetë", tha Meçe.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?