'21 Janari' në SPAK, Fatos Mahmutaj: Berisha duhej të ishte në burg! Pjesa më e madhe e gjyqësorit, emërime të zyrës juridike të Argita Malltezit

13 Mars, 12:38| Përditesimi: 13 Mars, 16:24

  • Share

Gjykata e Lartë urdhëroi dje SPAK të procedojë kallëzimin penal të familjes së Aleks Nikës për vrasjen e ndodhur 13 vite më parë, konkretisht më 21 janar 2011 para kryeministrisë.

Por si e sheh gazetari Fatos Mahmutaj, i cili në atë protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku mbetën të vrarë 4 protestues ai mbeti i plagosur?

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” për Report Tv  Mahmutaj nuk fsheh skepticizmin e tij.

“Jam spektik pasi SPAK nuk ka vepruar siç duhej të veprohej dhe në disa dosje të tjera. Rasti i abuzimit të kompleksit ‘Partizani’ ku kryeministri Berisha është në arrest shtëpie ndërsa ai duhej të ishte në burg pasi korrupsioni është në masa të mëdha. Kemi anëtarë të këshillave bashkiakë për 5 – 10 mijë euro që dërgohen në arrest me burg apo për tendera shumë të vegjël, ndërsa Sali Berisha i cili ka ndërhyrë jo vetëm personalisht por dhe familjarisht dhe dhëndri i Sali Berishës me një % të vogël arriti të ishte pronar i kompleksit Partizani. Kemi një vepër penale të konsumuar totalisht ndërsa Berisha është në arrest shtëpie. Duke qenë se SPAK nuk ka arritur të japë drejtim për dosje të tilla, çfarë mund të presim për 21 janarin?!"

Mamutaj shkon më tej duke thënë se përgjegjës për këtë ‘krim shtetëror’ siç e quan Gjykata e Strasburgut është jo vetëm Berisha, Lulzim Basha e Ndrea Prendi të cilët familja e Aleks Nikës fitoi betejën në Gjykatën e Lartë për ti kallëzuar në SPAK.

“Persona përgjegjës nuk është vetëm Sali Berisha, Lulzim Basha e Ndrea Prendi por dhe persona të tjerë që qëlluan protestuesit, shefi i sigurisë së Berishës që nuk u mor asnjëherë i pandehur. Sikur në bazë të hetimit që ka bërë Prokuroria e Tiranës këta njerëz duhej të ishin dënuar prë vrasjen e 4 protestuesve”

Pse ky skepticizëm?

Fatos Mahmutaj e ka një shpjegim: “SPAK i ka të gjitha mundësitë për ta bërë por mbete skeptik se nuk ka autoritet të nisë çështje penale dhe të marrë në përgjegjësi penale Sali Berishën kur dihet mirë që pjesa më e madhe e gjyqësorit shqiptar janë emërime të zyrës juridike të vajzës së Sali Berishës, të mos mendojmë që SPAK të bëjë ndonjë hata të madhe. Ligjërisht i takon SPAK ta marrë cëshjen por nuk kam shumë besim se do ta zgjidhë. Do të kemi hallakatje, do të kemi shtyrje kohë. Kanë kaluar 13 vjet e do të kalojnë 13 vjet të tjera e sërish do të jemi duke folur si sot”

A ka prova të tjera shtesë që SPAK mund të marrë?
Nuk janë pyetur si dëshmitarë protestuesit që janë dhunuar nga policia. Kemi miq e shokë të viktimave e të vrarëve që janë vetëofruar nëpër media duke dhënë dëshmira e deklarata. Këta nuk janë pyetur asnjëherë.

Përgjegjës për 21 janarin ishte Sali Berisha, shkakun Ilir Meta. Nuk e kuptoj pse merret Lulzim Basha. Kishte guxim Basha të mos ekzekutonte një urdhër të Berishës. Lulzim Basha kishte rolin e një fatkeqi, atë të të qenit ministër i Brendshëm.

Intervista  u mor nga gazetari i Report Tv, Nertil Agalliu.

  

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqip: 13/03/2024 16:07

    Edhe une mendoj qe ato qe shkaktuan 21 Janarin dhe 2 Prillin duhet te jene te gjithe ne burg. Por qe do se ato kane pushtetin dhe imunitetin dhe ja rrasin popullit.

    Përgjigju
  • Besa: 13/03/2024 14:36

    Interesant. Saliu, Iliri jane "fajtore e shkaku" dhe menkaq ta mbylle hetimin prokuroria, thote ky "viktima" ish gazetar. Dhe zero pergjegjesi per Bashen, Ramen dhe Doshet e kodoshet e tij! Te gjithe duhet te jene ne burg!

    Përgjigju
  • Arben: 13/03/2024 13:51

    Berisha duhej te ishte ne burg, por eshte gabim i madh ne qofte se 21 janari 2011 mbyllet vec me Berishen apo edhe ndonje tjeter plus. Populli shqiptar pret me shume. Fajin e ka PD me aleatet e saj dhe LSI. Keto parti duhet te shpallen te paligjshme dhe kryesite e ketyre partive te ndalohen te merren me politike. Opozita e tanishme duhet te likuidohet ne menyre ligjore. Vetem keshtu behet drejtesia dhe qetesohet ky popull.

    Përgjigju
  • Rrapi: 13/03/2024 13:29

    Enver Hoxha u quajt diktator sepse ishte drejtuesi më lartë i shqipërisë ,dhe në kohën e tij me gjyq u denuan e u pushkatuan njerëz,po në kohën kur ishte drejtues i lartë saliu dhe u pushkatuan 4 veta me duar në xhepa pa gjyq ,apo në gërdec ,eleminoj kundërshtarët politik azem,zhulal,pjetër,etj etj çfarë ti themi ?vodhi familjarisht ,favorizoj familjarët etj kriminel ?pakë e ka

    Përgjigju
  • Samiu: 13/03/2024 13:09

    Fatosi shum i saktë dhe i drejtë! Që nga viti 2009 deri në vitin 2013, studioja e Argitës ka qënë studioja e korrupsionit mëtë madh që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.gjygjtarë,avokatë ,prokuror gjith kanë falur nga studioja,me firmen e Argitës së babit Kryeministër,prandaja gjykatat,dhe prokororitë akoma bojnë punën e Non gratës,që zur është për tu shkulur,se ja rrënjet shum thellë,që do kohë për tu rregulluar.pse SPAKu nuk heton Argiten dhe ti kontrollohet aktiviteti i saj ndër vite?

    Përgjigju
  • asolingo: 13/03/2024 13:03

    PERSE E PAGUAJME SPAKUN PERSE?Nga ana tjeter them se diku marrin ok dhe ata d.m.th.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?