21 janari/ Ngjela për Report Tv: Të zbardhet kush e dha urdhrin, Berisha apo garda veproi në kokën e vet! Pamjet e serverëve të Kryeministrisë nuk janë fshirë

11 Tetor, 20:48| Përditesimi: 11 Tetor, 21:14

  • Share

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Report Tv flet për 4 vrasjet e 21 janarit, duke thënë se SPAK duhet të hetojë se kush e dha urdhrin kryeministri , Sali Berisha, apo kreu i gardës, Ndrea Prendi veproi me kokën e vet. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Ngjela thotë se ishte Berisha ai që shkatërroi serverët e kamerave, por sipas tij regjistrimet janë të depozituara në Kaliforni dhe nuk janë fshirë.

“Nuk është zbardhur se kush e ka dhënë urdhrin. Kreu i gardës ka qenë te zyra e kryeministrit. Sa i përket dënimit që është dhënë dhe akuzat janë qesharake. Po e kanë hetuar gjë e madhe, ka dhënë shteti urdhër, apo e ka bërë me kokën e vet komandanti i gardës. Kjo është një pyetje që e ka përgjigjen brenda, por a janë provat apo jo? Ish-kryeministri shkatërroi gjithë sistemin e brendshëm të kabinetit me regjistrime. Regjistrimet janë të depozituara në Kaliforni, nuk fshihen”, tha Ngjela.

Sa i takon protestës, Ngjela thotë se PD nuk ka asnjë vlerë politike.

Të çoroditur, nuk kanë vlerë politike, asgjë nuk bëjnë dot. Vetëm humbasin personalitetin para zgjedhjeve të reja. Mosbindja civile është nocion shtetëror. Shteti ka ligje, ti thua unë nuk respektoj ligjin, do ikësh në burg. Shteti ka kushtetutën e vet, legjislacionin e vet. Mosbindje civile do të thotë që unë nuk pyes për ligjin.

Një koment e ka edhe për vizitën e Erdogan dhe marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

“Sa më e ngushtë të jetë marrëdhënia me Turqinë, aq më mirë është për Shqipërinë. Ai ka vite që  është mik i ngushtë me popullin shqiptar. Janë miliona shqiptarë në Turqi,. Historia jonë ashtu ka qenë, sot nuk kemi asgjë me ta. Jemi miq. Çdo kryeministër e ka detyrë politike të tregojë të vërtetën e miqësisë me Turqinë. Ai bërë një vizitë, se ngritën një xhami. Nuk është normale për logjikën tonë të modernizmit, nuk merret shteti me fenë. Ai e ka bërë si një shtet mik. Por s’mund të shkojë kryeministrin e një vendi me kryeministrin e një vendi tjetër të inaugurojnë një objekt fetar. Shteti shqiptar është laik”, tha Ngjela.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?