Saimir Tahiri ishte sot në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me protestën e 21 janarit dhe vrasjen e 4 protestesve ku tha se ishte pyetur për kallëzimin e bërë nga ai në 2015.
Por për çfarë kallëzimi bëhet fjalë në 2015?
Në prill 2015 Saimir Tahiri atëherë në postin e ministrit të Brendshëm bëri një kallëzim penal për Lulzim Bashën, paraardhësin e tij në kohën e protestës për shpërdorim detyre pasi dha urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit.
Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, më 9 prill 2015 Tahiri atëherë në postin e ministrit të Brendshëm njoftoi se kishte ngritur një padi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha me akuzën për shpërdorim detyre pasi dha urdhra të jashtë ligjshëm për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit".
Shqiptarja.com atëherë publikoi dokumentin ku është ndryshuar informacioni për urdhërat e 21 janarit. Në materialin e siguruar nga shqiptarja.com dhe Report Tv duket qartësisht ndryshimi dhe falsifikimi që i është bërë regjistrit të Gardës në datën 21 janar 2012.
Shkrimi i shqiptarja.com 10 prill 2015
'21 janari', ja dokumenti I falsifikuar pas urdhërit të Bashës
Report TV dhe Shqiptarja.com ka mundur të zbulojë faqet e regjistrit te sallës komando te Gardës së Republikës ku është ndryshuar informacioni për urdhërat e 21 janarit leshuar nga ish ministri i Brendshëm Lulezim Basha për perdorimin nepermjet një helikopteri të lendëvë kimike mbi protestuesit. Në materialin e siguruar nga Shqiptarja.com duket qartësisht ndryshimi dhe falsifikimi që i është bërë regjistrit të Gardës në datën 21 janar 2012.
Në dokument duket se ka korrigjime në 2 nga urdhrat e dhëna nga ish-ministri Basha për gardën. Dokumenti i modifikuar në datën 21 janar ka të ndryshuara urdhrin në orën 16:28 urdhri fillestar ishte: "Të ngrihet helikopteri të hedhë lëndë homogjene" dhe më pas është ndryshuar në lende lakrimogjene.
Në dy fletë të regjstrit të Gardës së Republikës, mjafton një vështrim me sy të lirë për të kuptuar se ka dyshime të forta se shënimet janë korrigjuar.
Duke iu bazuar edhe kallëzimit, sipas SHÇB-së, rezulton i pasqyruar me shënim nga operatori i Gardës urdhëri i dhënë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28,
“Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demonstruesit në Piramidë”.
Në bazë të dyshimeve të SHÇB-së, para korrigjimit fjala “lakrimogjenë” ka qenë “homogjenë”. Në dokument duket se fjala është e korrigjuar.
Një tjetër faqe e këtij libri është dorëzuar si provë materiale nga SHÇB në organin e akuzës. Shënimi shkruan se, “Urdhërdhënësi, gjenerali, ora 14:54 urdhëri: “Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve”.
Edhe në këtë dokument duket se ka korrigjim në këtë frazë, pasi ka fjalë të mbivendosura në shënim. SHÇB dyshon sipas ekspertëve të tij, se para korrigjimit kjo frazë ka qenë, “asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër” dhe më pas i është shtuar, “kundër demonstruesve pa zbatuar ligjin”.
Në dokumenta duket qartë se në dy fletët që ministri i Brendshëm i referoi në Parlament. Duke iu bazuar kallëzimit të bërë nga SHÇB-ja, vetëm në këto dy fletë të mbajtura më 21 janar ka ndërhyrje në këtë regjistër dhe në asnjë fletë tjetër. Në materialin e siguruar nga Report Tv duket qartësisht ndryshimi dhe falsifikimi që i është bërë regjistrit të Gardës në datën 21 janar 2012.
Çfarë deklaroi Tahiri në Kuvend, me 9 prill 2015
"Ministri juaj i Brendshëm ka dhënë urdhër që të ngriheshin helikopterët dhe të hidhnin lëndë homogjene mbi demonstruesit tek piramida . 21 janar 2012 në librin e shënimit rezulton: Gjenerali, ora 14:54 urdhri asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve, por edhe kjo është e korrigjuar dhe mbi të ishte shkruar, asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër. Të dy shënimet duket me sy të lirë që janë të korrigjuar. Po kështu rezulton nga kqyrja se vetëm në datën 21 janar ka falsifikim dhe korrigjim të urdhrave, në këto kushte SHKB ka depozituar sot kallëzimin për bashkën në akuzën shpërdorim detyre i cili ka dhënë një urdhër të kundraligjshëm pasi nuk është në kompetencën e ministrit drejtimi i operacionit dhe përdorimi i lëndëve kimike. Kjo është padia e depozituar sot për një ministër që rezulton se ka dhënë urdhër të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë kimike ndaj protestuesve . Nuk di ç'shpjegim do të ketë Basha për këtë por di se Ministrit të Brendshëm nuk i lejohet të japë urdhra operacional si ai që ka dhënë Basha duke ngritur tel. E imagjinoj që ky mund të ketë qenë urdhri juaj por shpresoj që të zbardhet. Një gjë ju siguroj: ky nuk është momenti as për tu tallur dhe as për të anashkaluar drejtësinë.
Për 21 janarin,duhet patjetër të ketë një përgjegjës. Nuk mund të them që Basha ashtu sikurse ka dhënë urdhër për helikopterin të ketë dhënë urdhër edhe për vrasjen por shpresoj të bëheni qytetarë të mirë dhe të përgjegjshëm" tha Tahiri në Kuvend.
Lajmi kryesor:
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
S.G/ReportTv.al