21 mijë të rinj të papunë, të ftuarit në 'Përballje' ngrenë alarmin: Nuk ka politika dhe strategji për ta

14 Mars, 14:27| Përditesimi: 14 Mars, 20:24

  • Share

21 mijë të rinj rezultuan të papunë sipas statistikave të reja të INSTAT. Kjo shifër ka alarmuar mjaft ekspertë që nuk shohin politika afatgjata për punësimin në vend.

Në ‘Përballje’ në Report TV debati u ndal tek mënyra se si ballafaqohen të rinjtë me tregun e punës dhe te mungesa rregullatore kërkesë-ofertë.

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika u shpreh se të rinjtë nuk shohin në vend politika efektive që të japin shpresë.

‘A ka vende pune për këto të rinj? A i mbulon tregu i punës kërkesën për këto të rinj? A janë politikat joshëse për t’i mbajtur këto të rinj? Nuk mendoj se ka ndonjë që do të lërë vendin e tij për të ndërtuar të ardhmen diku tjetër. Nëse do shikonte një shpresë se ka politika efektive dhe i ofrohet këtij të riu nga një nivel karrierë të arrijë atje atëherë do të qëndronte.’, thotë Zika.

Kolindo Vjerdha nga ‘Qëndresa Qytetare’ tha se gjendemi përballë një mungesë vizioni dhe strategjie për t’i joshur të rinjtë të punojnë në Shqipëri.

‘Jemi gjithë koshient që të rinjtë po largohen. Ka mungesë vizioni dhe mungesë strategjie. Jemi para fakteve i premtojnë profesionistëve dhe deri në 2029 do kishin zero taksa dhe sot gjenden me një barrë të re me 15 % sipas ligjit të ri. Edhe turizmi nuk ka strategji. Jemi në këto kushte kur nuk ka politika afatmesme dhe afatgjata.’, tha Kolindo Vjerdha.

Aktivisti Gevio Tabaku në lidhje Skype tregoi se të rinjtë nuk duan të punojnë këtu dhe të jetojnë pasi nuk ka siguri jete, shkollimi dhe as punësimi.

‘Të rinjtë e duan punën. Është një fenomen emigracioni. Askush nuk do të largohet nga Shqipëria. Si të mos ikin kur nuk ka mundësi punësimi. Kur nuk kanë të sigurtë jetën se tjetri të vret pë fjalë gojë. Kur diplomat e shkollave nuk kanë pikë vlere dhe nuk sigurojnë punësim. Kur nuk mbajnë dot veten dhe jo më të mbajnë familjen’, tha Tabaku.

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj sqaroi se tregu i punës ka hyrë në një spirale që ka sjellë dhe zhvillime të tilla.

‘Tregu i punës ka hyrë në një spirale. Natyrshëm pjellë zhvillime të tilla. Që dashur pa dashur i orientojnë ndryshe kërkesat e tregut. Por edhe ambiciet që kanë të rinjtë që nuk përmbushen në nevojat  e tyre qoftë nga turizmi qoftë nga ndërtimi. Kërkojnë degë që janë të lidhura me teknologjinë, informacionin. Vendi i punës nuk ka të bëjë vetëm me pagën por me sigurinë e familjes së re. Ka të bëjë me shëndetësinë, me një shëndetësi cilësore.

Dhe nga ana tjetër edhe me shumë të tjera me jetën e përditshme. Mënyra si lidhet me tregun. Një i ri në zonat rurale nuk ka një zanat të vetin. Në një stinë bën kamarierin, në një stinë tjetër bën bujkun. E gjitha është pasiguri dhe nevojë për të parandaluar këtë pasiguri.’, tha Gjokutaj.

Ora 14:38
'Nuk e kuptoj çdo të thotë profesioni duhet vjedhur', ekspertja: Kolegët në punë bëhen shtysë që të rinjtë ikin

 

Ekspertja e punësimit Kumrie Zika tregoi në ‘Përballje’ se një arsye apo shtysë që të rinjtë ikin jashtë janë edhe kolegët e tyre në punë, pasi nuk shfaqin ‘njerzillik’.

‘Akoma vazhdon kur ti shkon në vend pune një profesioniste të delegon punë, të thotë që profesioni duhet vjedhur. Pse duhet vjedh. Ti çfarë ke? Ti paguhesh. Biznesi të ka rritur dhe më thua që duhet ta vjedh. Edhe unë që kam mbetur këtu nuk duan t’i mbajnë.

Një pjesë e shoqërisë tonë e kolegëve kanë shtysën e largimit të të rinjve. Nuk merren parasysh këto faktorë asnjë njerzillik. Të paktën zbato kodin e punës. Të gjithë e kemi provuar largimin. Jashtë nuk bëhesh gjerman, zviceran, amerikan. Burokracitë e tyre nuk të lënë. Sado i aftë të jesh.', thotë ajo.

Nga ana tjetër, ajo komentoi shifrat e INSTAT se 21 mijë të rinj janë të papunë dhe 23 mijë pensionistë kanë hyrë në tregun e punës.

'Mua më lind nevoja të dyshoj. Kur lexoj INSTAT më  dhemb koka. Nuk ka përkthim të shifrave. Mirë individët që kuptojnë shifrat. Por qytetari i thjeshtë. Për mua ke të rinj që zgjedhin të jenë pasiv. I mbajnë prindërit.’

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?