Kultura
Tirana

21 Qershori Dita Botërore e Muzikës, super event në BunkArt1, hyrja falas

13 Qershor 2018, 14:23| Përditesimi: 13 Qershor 2018, 18:08

  • Share

Dita Botërore e Muzikës më 21 Qershor do ta gjejë kryeqytetin me një super event muzikor e të veçantë në ambientet e Bunkart1 të quajtur "Bunk'Music". Eventi fillon në orën 19:00 në atë që njihet si salla e asamblesë në Bunkart1 nga ku do të performojnë grupet si Marsela Cibukaj & Band dhe All In Band.

Më tej nga orës 20:00 në parkun e Bunkart1, tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë live ndeshjen Argjentinë-Kroaci në një ekran gjigant, ku nuk do të mungojë birra e ftohtë dhe barbequtë për të shoqëruar minutë pas minute këtë ndeshje.

Pas emocioneve të kësaj ndeshje në orën 21:45 eventi transferohet në pyllin e Bunkart1, ku në freskinë që ofron zona, dhe një atmosferë magjike do të performojnë live grupe të muzikës rrok Jericho dhe Vitmar Basha & Band.

Një natë plot muzikë e emocione futbolli për mos t'u humbur nga ku hyrja do të jetë falas. Ky event është i mbështetur nga QENDRA URA dhe BASHKIA E TIRANES.

/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?