Kronikë

21 shoferë nën hetim në Tiranë për parkim të gabuar të makinës

4 Gusht, 13:31| Përditesimi: 4 Gusht, 13:38

  • Share

21 drejtues mjetesh po hetohen në gjendje të lirë vetëm brenda 1 jave në Tiranë nga Policia Rrugore për parkim dysh të makinës, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal.

Sipas policisë, parkimi i automjeteve në mënyrë të gabuar pengoi qarkullimin në rrugë apo korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, stacionet e autobusëve dhe korsitë e transportit publik.

Ndërkohë, 60 automjete u bllokuan dhe u tërhoqën me karroatrec.

Policia Rrugore thotë se do të vijojë me kontrolle intensive dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?